Pista private avionësh në tokë dhe ujë - Miratohen rregullat për ndërtimin, apo regjistrimin. Procesi do mbikëqyret nga AAC

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rregullat që do të ndiqen për ndërtimin, regjistrimin dhe operimin e fushave të fluturimit dhe terreneve.
Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare do të jetë Autoriteti i Aviacionit Civil që do kryejë vlerësimin dhe regjistrimin e tyre, teksa specifikohet se detyrimet prekin fushat e fluturimit apo terrenet që do të përdoren nga avionë me masë maksimale në ngritje nën 5700 kg, vetëm për operimet e fluturimeve kombëtare, për transport ajror të përgjithshëm, me rregullat vizuale të fluturimit, gjatë ditës.
Sipas rregullores fushë fluturimi është një zonë e përcaktuar, në tokë ose në ujë, e cila plotëson kushtet e nevojshme për nisjen e mbërritjen e avionëve, që përdoren në bujqësi, pylltari, aktivitete sportive dhe kreative.
Rregullorja përcakton standardet minimale që duhet të kenë fushat e fluturimit, që lidhen me gjatësinë, gjerësinë, pjerrësinë apo sipërfaqen e pistës. Po ashtu, përcaktohet se zona e sigurisë në fund të pistës duhet të shtrihen në një distancë minimalisht 30 m nga fundi i rripit të pistës, si dhe një sërë kriteresh të tjerë.
Për t’i regjistruar, subjekti duhet të dorëzojë në AAC në formë të shkruar, kërkesën për regjistrim si dhe një sërë dokumetesh të tjerë, teksa gjatë procesit të regjistrimit, Autoriteti i Aviacionit civil do të duhet të kryejë verfikimet e përshtatshmërisë.
Ndërkaq, rregullorja përcakton se operatori i fushës së fluturimit dhe terrenit të regjistruar duhet të organizojë kryerjen, të paktën një herë në vit, të një inspektimi sigurie.
Po ashtu, ata duhet të hartojnë planet e tyre të fluturimit dhe të sigurojnë që kushtet meteorologjike janë të përshtatshme për tipin e fluturimit që do kryhet. Terrenet dhe fushat ekzistuese të marrin masa për të përmbushur kërkesat e rregullores brenda datës 31 tetor 2024.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Universiteti, sa studentë diplomohen në vit? - Sipas Instat, më pak se gjysma e atyre që regjistrohen marrin diplomë në fund të ciklit
Duke qenë se së fundmi “Instituti i Statistikave” ka bërë publike shifrat e arsimit sa i përket regjistrimeve dhe diplomimeve, “Scan Intel” i ka analizuar më......

Ekspertët paralajmërojnë për një krizë strehimi në Gjermani – Shkak, ndërtimet e reja!
Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë njoftoi këtë javë se 294,400 apartamente të reja u ndërtuan në Gjermani vitin e kaluar, një rënie vjetore prej 0.3%.......

Kosova ratifikon marrëveshjen për të pritur 300 të burgosur nga Danimarka!
Deputetët e Kosovës ratifikuan këtë javë një traktat me Danimarkën që cakton një pjesë të burgut të Gjilanit për 300 të burgosur që vuajnë dënimin në......

Rrjeti fiks i telefonisë, më pak përdorues e të ardhura - Në vitin 2023, rreth 2.6 miliardë lekë investime shkuan “dëm”
Sipas të dhënave të raportuara nga AKEP, rezulton se në fund të vitit 2023, numri i përdoruesve të shërbimeve të integruara dyfishe ose trefishe......

Tesla nuk prodhon dot 20 mln makina/vit - Elon Musk e ka kthyer fokusin tek robotaksi
Tesla është tërhequr nga objektivi për të prodhuar 20 milionë automjete në vit deri në 2030-ën, një tjetër shenjë se kompania po largohej nga makinat......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka regjistruar rritje edhe këtë të premte duke e mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë sot me 92.3 lekë dhe është shitur......

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri? - Studimi/ Kosto të larta shëndetësore, rekomandohet rritje taksash
Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e......

Ulje taksash për të ndaluar emigrimin e të rinjve - Qeveria e Portugalisë miraton pr/ligjin. Përfitojnë mbi 300 mijë persona
Qeveria e qendrës së djathtë në Portugali miratoi një reduktim të mprehtë të taksës mbi të ardhurat për më shumë se 300,000 persona të moshës 18-35 vjeç, duke......