Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri? - Studimi/ Kosto të larta shëndetësore, rekomandohet rritje taksash

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e OECD-së si edhe nivelin mesatar globale.
Por sa kushton duhanpirja për qytetarët shqiptarë? Sipas një studimi të fundit të bërë nga DSA, konsumi i duhanit përbën një barrë të konsiderueshme ekonomike për shoqërinë, duke ndikuar si duhanpirësit ashtu edhe individë joduhanpirës të ekspozuar ndaj tymit/konsumit të duhanit.
Në Shqipëri, llogaritet se vetëm shpenzimet vjetore të kujdesit shëndetësor të shkaktuara nga konsumi i duhanit dhe që mbulohen nga familjet arrijnë në rreth 223 milionë lekë, me pjesën më të madhe të alokuar për shpenzimet e lidhura me ilaçet. Gjithashtu, kostot e përgjithshme vjetore që i atribuohen duhanpirjes në kuadrin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) vlerësohen të jenë 11.2 miliardë lekë.
Sipas studimit, një nga shkaqet kryesore të niveleve të larta të konsumit të duhanit në Shqipëri janë çmimet relativisht të ulëta të cigareve, pjesërisht për shkak të akcizës së ulët për produktet e duhanit. Nivelet e akcizës së duhanit konsiderohen ndër më të ulëtat në rajon dhe ndjeshëm më e ulët në krahasim me kërkesat minimale të BE-së. Studimet e mëparshme në Shqipëri tregojnë se çmimi ka një ndikim të madh në gjasat për të filluar duhanin si dhe në vendimin për të lënë duhanin. Një rritje prej 10 për qind e çmimit ul mundësinë e fillimit të pirjes së duhanit në Shqipëri me më shumë se pesë për qind.
Por edhe pse duket sikur çmimet e cigareve janë rritur, në raport me inflacionin shifrat tregojnë të kundërtën.
Referuar studimit, nga dhjetori 2020 deri në nëntor 2023, çmimet e cigareve dhe duhanit u rritën me afro 12 për qind. Gjatë së njëjtës periudhë, niveli i përgjithshëm i çmimeve/inflacionit ishte 15 për qind dhe kostot e ushqimit u rritën me 28 për qind. Rrjedhimisht, niveli i rritjes së çmimeve të ushqimeve ka qenë më shumë se dyfishi në krahasim me cigaret, duke i bërë cigaret shumë më “të lira”. Nëse llogaritet raporti i indeksit të çmimeve të ushqimeve me indeksit e çmimeve të duhanit dhe cigareve, rezulton që duhani dhe cigaret janë bërë 13–17 për qind më të lira krahasuar me ushqimet që nga dhjetori 2020.
Gjetjet e studimit tregojnë urgjencën e zbatimit të politikave që synojnë reduktimin e konsumit të duhanit duke e bërë duhanin më pak të përballueshëm. Për këtë rekomandohet të merren masa urgjente për të kompensuar tendencën e fundit të uljes së çmimeve relative të duhanit, që vjen nga fakti se akciza nuk reflekton tendencat e inflacionit, e cila bëhet më e dukshme në kohë inflacioni të lartë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ulje taksash për të ndaluar emigrimin e të rinjve - Qeveria e Portugalisë miraton pr/ligjin. Përfitojnë mbi 300 mijë persona
Qeveria e qendrës së djathtë në Portugali miratoi një reduktim të mprehtë të taksës mbi të ardhurat për më shumë se 300,000 persona të moshës 18-35 vjeç, duke......

A po targetojnë kompanitë e duhanit të rinjtë? - OBSH akuzon për lidhjen e brezit të ri me nikotinën
Kompanitë e duhanit po vazhdojnë të kenë target në mënyrë aktive të rinjtë dhe këtë po e bëjnë përmes mediave sociale, festivaleve muzikore dhe produkteve të......

Taksa minimale globale për miliarderët - Pritet një mbështetje më e gjerë nga G20. SHBA shprehet kundër
Një taksë minimale për miliarderët mund të fitojë një mbështetje më të gjerë në mesin e grupit G20 të ekonomive më të mëdha në botë, deklaroi ekonomisti......

Ekonomia gjermane pritet të “ndalojë” - Kërkesa e dobët e brendshme, rreziku më i madh i biznesit
Rimëkëmbja e shumëpritur ekonomike e Gjermanisë nuk po materializohet dhe ekonomia më e madhe e eurozonës do “të ngecë” këtë vit, të paktën sipas dhomës......

Banka e Shqipërisë i heq licencat shoqërive Final dhe MCA. Njoftim të dytë për atë që do ndodhë me klientët
Banka e Shqipërisë ka marrë vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” dhe licencën e......

Kreu i AAC përballë gazetarëve: A jemi gati për 'boom-in" e fluturimeve? Et'hemaj, apel prindërve: Gati Akademia e Aviacionit
Rritja e fortë e fluksit turistik ka krijuar një rritje shumë të madhe në tregun e aviacionit civil. Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim......

Rritet interesi për target e personalizuara - DPSHTRR: kemi grumbulluar gati 73.4 mln lekë në katër muaj
Edhe pse kanë kaluar diçka më shumë se dy vite nga implementimi i ligjit për targat e personalizuara, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të tërhiqen gjithnjë e më......

Pensionet, lehtësi për njohjen e viteve të punës - ISSH po ndërmerr ndryshime ligjore për periudhat kontributive në komunizëm
Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të lehtësojë edhe më shumë praktikën për njohjen e viteve të punës. Janë jo të paktë ata qytetarë, të cilët dalin në......