Europa Postuar më 24 Maj 2024, 10:32

Ekonomia gjermane pritet të “ndalojë” - Kërkesa e dobët e brendshme, rreziku më i madh i biznesit

Nga SCAN TV
Ekonomia gjermane pritet të “ndalojë” - Kërkesa e

Rimëkëmbja e shumëpritur ekonomike e Gjermanisë nuk po materializohet dhe ekonomia më e madhe e eurozonës do “të ngecë” këtë vit, të paktën sipas dhomës gjermane të tregtisë dhe industrisë (DIHK). Megjithatë, parashikimi ishte më optimist se në fillim të vitit, kur DIHK priste një tkurrje me 0.5%.

DIHK pret që konsumi privat të mbështesë ekonominë këtë vit, duke u rritur me 1.0%, ndërsa inflacioni do të ulet në 2.3% nga 5.9% në 2023.  Sondazhi i DIHK-së, i kryer mes 24,000 kompanive nga të gjithë sektorët dhe rajonet, tregon se shpresa e muajve të fundit që biznesi i huaj ose një rimëkëmbje e kërkesës së brendshme mund të veprojnë si nxitës për kompanitë vendase, nuk është realizuar.

Përfaqësues të dhomave të tregtisë u shprehën se situata aktuale e kompanive është e varfër, madje edhe e keqe në industri, ndaj sipas parashikimeve nuk ka ndonjë tendecë të lartë rritjeje. Nga kompanitë e anketuara, 28% raportuan një situatë të mirë aktuale në pranverë, ndërsa 23% raportuan një situatë të keqe.

Gjendja është shqetësuese për shkak se situata në industri është përkeqësuar që nga fillimi i vitit. Rezultatet janë më të këqija në sektorin industrial, ku mbizotëron pesimizmi. Anketa tregon se 23% e kompanive raportuan një situatë të mirë dhe 28% raportuan një situatë të keqe.

Megjithatë, pritshmëritë e biznesit po rriten. Vetëm 26% e kompanive tani kanë pritshmëri negative, nga 35% në anketën e mëparshme. Pritshmëritë për eksportet mbeten të ulëta. Nga kompanitë e anketuara 26% presin që eksportet të bien në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, ndërsa 21% presin që ato të rriten.

Në anketë, 24% e kompanive thanë se presin investime më të larta, por 31% thanë se prisnin uljen e tyre. Kompanitë e anketuara aktualisht identifikojnë kërkesën e dobët të brendshme si rrezikun më të madh të biznesit, të përmendur nga 55% e kompanive. Sipas sondazhit, kjo pasohet nga kostot e larta të energjisë dhe lëndëve të para, si dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar, tregoi sondazhi.

Adelina Onuzi/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat