Rrjeti fiks i telefonisë, më pak përdorues e të ardhura - Në vitin 2023, rreth 2.6 miliardë lekë investime shkuan “dëm”

Sipas të dhënave të raportuara nga AKEP, rezulton se në fund të vitit 2023, numri i përdoruesve të shërbimeve të integruara dyfishe ose trefishe (Telefoni/Internet/TV) përmes rrjeteve fikse në Shqipëri ka arritur në rreth 300 mijë, duke shënuar një rënie me 6% krahasuar me vitin 2022.
Konkretisht, nëse i trajtojmë paketat sipas tipologjisë, vëmë re se për paketat që ofrojnë shërbimin telefon fiks dhe internet kanë shfaqur interes 813 përdorues më pak se një vit më parë, ndërkohë për paketat trefishe që përfshijnë telefon fiks, internet dhe tv, numri i përdoruesve ra me 3.8% dhe për paketat internet dhe tv u regjistruan 13,844 përdorues më pak. E shprehur në vlerë nominale konstatohet një rënie me 9.2%.
Aktualisht, tregu shqiptar i shërbimeve broadband nga rrjetet fikse karakterizohet nga një numër i madh ofruesish që prezantojnë një gamë të gjerë paketash dhe ofertash për konsumatorët. Por, pavarësisht konkurrencës së madhe, disa operatorë kanë arritur të kapin pjesë të konsiderueshme të tregut. Konkretisht, One Albania mban kryesimin me rreth 22% të tregut, ndjekur nga Vodafone Albania me 20%, A.S.C me 10%, Abissnet me 7%, Digicom me 5% dhe Nisatel me 4%. Operatorët e tjerë së bashku zënë 32% të tregut.
Sipas raportimeve të sipërmarrësve të komunikimeve elektronike për vitin 2023, të ardhurat e gjeneruara nga këto shërbime kanë arritur në rreth 37 miliardë lekë. Kjo përfaqëson një ulje prej rreth tre pikë përqindje në krahasim me vitin e kaluar. Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga ulja e të ardhurave të operatorëve që ofrojnë shërbime të komunikimeve elektronike përmes rrjeteve fikse, e cila mund të jetë pasojë e faktorëve të ndryshëm, përfshirë konkurrencën e shtuar dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve.
‘‘Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar totali i të ardhurave të operatorëve në 5 vitet e fundit. Shifrat tregojnë se rrjeti i shërmit fiks ka rritur të ardhurat krahasimisht me vitin 2019-të, por i ka ulur ato krahasuar me një vit më parë. Operatorët e këtij rrjeti gjatë vitit 2023 gjeneruan gjithsej 11.1 milionë lekë nga 12.7 milionë lekë që siguruan vitin e kaluar. Kjo vlerë tregon edhe kulmin e të ardhurave të realizuara në 5 vitet e fundit. Nga ana tjetër, po të analizojmë historikun e të dhënave që nga viti 2019-të, kuptojmë se të ardhurat e operatorëve të shërbimit fiks kanë rritur të ardhurat vit pas viti ndërsa viti 2023 ishte viti i parë që të ardhurat shënuan rënie.
Gjithashtu, përgjatë vitit 2023, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.6 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre ose 3% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Këto investime janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL drejt teknologjisë me fibër.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Tesla nuk prodhon dot 20 mln makina/vit - Elon Musk e ka kthyer fokusin tek robotaksi
Tesla është tërhequr nga objektivi për të prodhuar 20 milionë automjete në vit deri në 2030-ën, një tjetër shenjë se kompania po largohej nga makinat......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka regjistruar rritje edhe këtë të premte duke e mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë sot me 92.3 lekë dhe është shitur......

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri? - Studimi/ Kosto të larta shëndetësore, rekomandohet rritje taksash
Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e......

Ulje taksash për të ndaluar emigrimin e të rinjve - Qeveria e Portugalisë miraton pr/ligjin. Përfitojnë mbi 300 mijë persona
Qeveria e qendrës së djathtë në Portugali miratoi një reduktim të mprehtë të taksës mbi të ardhurat për më shumë se 300,000 persona të moshës 18-35 vjeç, duke......

A po targetojnë kompanitë e duhanit të rinjtë? - OBSH akuzon për lidhjen e brezit të ri me nikotinën
Kompanitë e duhanit po vazhdojnë të kenë target në mënyrë aktive të rinjtë dhe këtë po e bëjnë përmes mediave sociale, festivaleve muzikore dhe produkteve të......

Taksa minimale globale për miliarderët - Pritet një mbështetje më e gjerë nga G20. SHBA shprehet kundër
Një taksë minimale për miliarderët mund të fitojë një mbështetje më të gjerë në mesin e grupit G20 të ekonomive më të mëdha në botë, deklaroi ekonomisti......

Ekonomia gjermane pritet të “ndalojë” - Kërkesa e dobët e brendshme, rreziku më i madh i biznesit
Rimëkëmbja e shumëpritur ekonomike e Gjermanisë nuk po materializohet dhe ekonomia më e madhe e eurozonës do “të ngecë” këtë vit, të paktën sipas dhomës......

Banka e Shqipërisë i heq licencat shoqërive Final dhe MCA. Njoftim të dytë për atë që do ndodhë me klientët
Banka e Shqipërisë ka marrë vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” dhe licencën e......