Rama, nga Himara: 4000 tapi deri në fund të vitit - “Të shmangen konfliktet dhe pronat të zhvillohen në funksion të turizmit”

Rreth 437 tituj pronësie u shpërndanë të premten në qytetin e Himarës për shtëpitë e trashëguara. Regjistrimi i pronave në një zonë turistike si ajo e Himarës, pra rregullimi i tyre me ligj, krijon mundësinë që këto prona të zhvillohen nga qytetarët në funksion të turizmit.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm për shpërndarjen simbolike të certifikatave të pronësisë, ndërsa njoftoi që deri në fund të këtij viti do të jepen rreth 4000 certifikata pronësie në zonat kadastrale me probleme kronike si Thethi, Vermoshi, Tropoja, Kukësi, Malësia e Madhe, Saranda e të tjera.
Rama theksoi që duhet të nxitet aplikimi i qytetarëve për regjistrimin e shtëpive të trashëguara dhe t'u ofrohet ndihmë nga prefekti kurdoherë që të ndeshen më vështrësi gjatë procesit të aplikimit.
Përveç zhvillimit të mëtejshëm të këtyre pronave, synohet t'i jepet fund zvarritjes në kohë të pajisjes me certifikata pronësie, konflikteve si pasojë e mungesës së regjistrimit apo shitjes së shtëpive të trashëguara te disa pronarë dhe me çmime të dyfishuara. Gjatë këtij takimi u lajmërua se procesi i dhënies së cerifikatave do të vijojë në fund të qershorit edhe në Theth.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Pista private avionësh në tokë dhe ujë - Miratohen rregullat për ndërtimin, apo regjistrimin. Procesi do mbikëqyret nga AAC
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rregullat që do të ndiqen për ndërtimin, regjistrimin dhe operimin e fushave të fluturimit dhe......

Universiteti, sa studentë diplomohen në vit? - Sipas Instat, më pak se gjysma e atyre që regjistrohen marrin diplomë në fund të ciklit
Duke qenë se së fundmi “Instituti i Statistikave” ka bërë publike shifrat e arsimit sa i përket regjistrimeve dhe diplomimeve, “Scan Intel” i ka analizuar më......

Ekspertët paralajmërojnë për një krizë strehimi në Gjermani – Shkak, ndërtimet e reja!
Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë njoftoi këtë javë se 294,400 apartamente të reja u ndërtuan në Gjermani vitin e kaluar, një rënie vjetore prej 0.3%.......

Kosova ratifikon marrëveshjen për të pritur 300 të burgosur nga Danimarka!
Deputetët e Kosovës ratifikuan këtë javë një traktat me Danimarkën që cakton një pjesë të burgut të Gjilanit për 300 të burgosur që vuajnë dënimin në......

Rrjeti fiks i telefonisë, më pak përdorues e të ardhura - Në vitin 2023, rreth 2.6 miliardë lekë investime shkuan “dëm”
Sipas të dhënave të raportuara nga AKEP, rezulton se në fund të vitit 2023, numri i përdoruesve të shërbimeve të integruara dyfishe ose trefishe......

Tesla nuk prodhon dot 20 mln makina/vit - Elon Musk e ka kthyer fokusin tek robotaksi
Tesla është tërhequr nga objektivi për të prodhuar 20 milionë automjete në vit deri në 2030-ën, një tjetër shenjë se kompania po largohej nga makinat......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka regjistruar rritje edhe këtë të premte duke e mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë sot me 92.3 lekë dhe është shitur......

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri? - Studimi/ Kosto të larta shëndetësore, rekomandohet rritje taksash
Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e......