“Zgjidh të vendit”, panairi që promovon produktet vendase - Gonxhja: Synojmë të forcojmë zhvillimin e prodhimeve shqiptare

Produktet “Made in Albania”, bën bashkë përfaqësues të qeverisë Shqiptare ndaj dhe qëllimi i këtij panairi ishte përfshirja e produkteve vendase në menutë strukturave hoteliere si dhe në politikat promovuese tek turistët e huaj. Sipas ministrit të Ekonomiës Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tashmë vëmendja jonë duhet të jetë drejt përsosjes së një marke të konsoliduar në Europë, që është marka jonë shqiptare.
“Ndaj nisma e sotme synon të përforcoj forcën transformuese të këtij sektori duke e vendosur atë në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të prodhuesve shqiptarë pa të cilët nuk do të ishte e mundur një ndryshim kaq cilësor, duke nxitur përfshirjen e sa më shumë produkteve dhe markave shqiptare në zinxhirin tonë akomodues, duke e gërshetuar më të mirën që toka dhe njerëzit tanë ofrojnë, jemi në gjendje t’i vendosim vetes një objektiv të ri tahsmë dhe më ambicioz. 15 milionë turistë në vit që njohin dhe kulturën tonë.”
Sipas ministres së turizmit kur pushtetet vendore e qëndrore bëhen bashkë, arrihen potenciale të mëdha.
“Sinergjia midis pushtetit vendor midis qeverisë qëndrore ka dhënë rezultatin kur jemi bashkë, është pikërisht turizmi sepse është një përkthim i çfarë do të bëhet Shqipëria në 2030.
Për drejtoreshën e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Laura Saro, Shqipëria duhet të përforcojë sektorin e biznesit ndaj dhe do të nisi hapja e granteve.
“Duke qenë se në Shqipëri tashmë ka ardhur Europa, dhe bota po vjen pikërisht në Shqipëri, pse të vemi ne në botë, kur botën e kemi që po vjen këtu për shkak të fluksit të madh turistik, që në javën e parë të qershorit ne do të hapim skemat e granteve kunderjet ndërmarrjeve të vogla e të mesme, të cilat variojnë një vlerë nga 500 mijë deri 2 milionë e pesë qind. Objektivat janë shumë të larmishme dhe gjithsecili prej jush të gjej veten dhe mund të ndihmojë biznesin e tij.”
Sipas zëvendës ministrit të Bujqësisë Enio Civici, oferta turistike është e lidhur me konsumin “Made in Albania”.
“Është sipërmarrja që jo vetëm pret turistët dhe tregon gjithë identitetin tonë, por ushqen fermerët dhe ata prodhues pa të cilët asnjë nga këto ushqime nuk do të ishte i mundur. Rritja e kërkesës për produktet “Made in Albania” e cila udhëhiqet nga turistët, por tashmë dhe nga konsumatorët shqiptarë, ka ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit të këtyre prodhuesve. Për të rritur këtë standard, për të rritur cilësinë për të përmirësuar kushtet ruajtjes etj”.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga praktikat jo-etike dhe jo-ligjore të disa institucioneve të mbledhjes së kredive në vonesë
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në drejtim të masave ligjore të ndërmarra kundrejt disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë dhe individëve të......

"Thellësia e lidhjes franko-gjermane": Presidentët e dy vendeve takohen për herë të parë në 24 vjet!
Emmanuel Macron i Francës do të bëjë një vizitë shtetërore në Gjermani këtë të dielë, udhëtimi i parë i këtij lloji nga një president francez në 24 vjet.......

Rrugë të sigurta gjatë sezonit veror - Balluku: Vëmendje e policisë për rrugët e reja. Monitorim edhe nga dronët “Bajraktar”
Dorëzimi i disa akeseve të reja rrugore, sikurse janë Thumanë – Kashar apo tuneli i Llogarasë kërkon vëmendjen e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e......

Rama, nga Himara: 4000 tapi deri në fund të vitit - “Të shmangen konfliktet dhe pronat të zhvillohen në funksion të turizmit”
Rreth 437 tituj pronësie u shpërndanë të premten në qytetin e Himarës për shtëpitë e trashëguara. Regjistrimi i pronave në një zonë turistike si ajo e Himarës,......

Pista private avionësh në tokë dhe ujë - Miratohen rregullat për ndërtimin, apo regjistrimin. Procesi do mbikëqyret nga AAC
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rregullat që do të ndiqen për ndërtimin, regjistrimin dhe operimin e fushave të fluturimit dhe......

Universiteti, sa studentë diplomohen në vit? - Sipas Instat, më pak se gjysma e atyre që regjistrohen marrin diplomë në fund të ciklit
Duke qenë se së fundmi “Instituti i Statistikave” ka bërë publike shifrat e arsimit sa i përket regjistrimeve dhe diplomimeve, “Scan Intel” i ka analizuar më......

Ekspertët paralajmërojnë për një krizë strehimi në Gjermani – Shkak, ndërtimet e reja!
Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë njoftoi këtë javë se 294,400 apartamente të reja u ndërtuan në Gjermani vitin e kaluar, një rënie vjetore prej 0.3%.......

Kosova ratifikon marrëveshjen për të pritur 300 të burgosur nga Danimarka!
Deputetët e Kosovës ratifikuan këtë javë një traktat me Danimarkën që cakton një pjesë të burgut të Gjilanit për 300 të burgosur që vuajnë dënimin në......