Qeveria gjermane, 93.39 mln euro për Shqipërinë - Fokus i bashkëpunimit 2025-2026, zhvillimi i sektorëve prioritarë

Ernilda Luzi/ Scan
Në Berlin është nënshkruar Protokolli i Bashkëpunimit me Gjermaninë për vitet 2025-2026, me fokus në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe në zhvillimin e sektorëve prioritarë të qeverisë shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar nga Ambasada gjermane në Tiranë thuhet se ky protokoll parashikon një mbështetje financiare për qeverinë shqiptare në vlerën prej 93.39 milionë euro (nga këto 33.39 milionë € grante, 60 milionë € kredi me interes të ulët).
Mbështetja financiare do të jetë për një gamë të gjerë sekorësh si në: energji, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, arsimin profesional, bujqësinë, si dhe mbështetjen në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ambasada gjermane në Tiranë thekson se me nënshkrimin e këtij protokolli është hedhur një tjetër gur kilometrik në bashkëpunimin tonë 36-vjeçar gjermano-shqiptar.
“Pas 2,5 ditësh bisedimesh dhe negociatash intensive, drejtuesit e delegacioneve, përbërë secila prej rreth 10 anëtarësh, nënshkruan sot një plan të përbashkët pune për vitet 2025/2026 në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Ambasada gjermane u shpreh se në këto kohë të vështira dhe me buxhete të kufizuara, Gjermania ka rritur mbështetjen e saj për Shqipërinë në krahasim me vitet e shkuara.
Me këtë duam të japim një mesazh të qartë: Ne vlerësojmë përparimet në reforma të vendit dhe i qëndrojmë në krah partnerëve tanë me vlerë në procesin e anëtarësimit në BE!
Sondazh

Po kërkoni të blini prona në Europë? Ja ku ndodhen taksat më të larta dhe më të ulëta!
Edel Strazimiri / SCAN Lituania dhe Hungaria janë ndër vendet më të mira për të investuar në prona, ndërsa Belgjika dhe Franca renditen ndër më të......

Qeveria franceze zbulon shkurtime drastike të shpenzimeve publike dhe rritje të taksave për vitin 2025!
Edel Strazimiri / SCAN Qeveria franceze ka zbuluar projekt-buxhetin e saj për vitin 2025 të enjten në Paris gjatë një konference për shtyp. Është një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
SCAN Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë relativisht i qëndrueshëm duke u blerë këtë të premte me 89.6 lekë dhe duke u shitur me 90.7 lekë në......

Banka Europiane e Investimeve, përfaqësi në Shqipëri - Qeveria miraton vendimin. Synon forcimin e partneritetit për zhvillimin e vendit
Ernilda Luzi/ Scan Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve për hapjen e përfaqësisë së saj në......

BE shtyn vendosjen e sistemit për kontrollin e kufijve - Disa shtete anëtare nuk janë gati të aplikojnë strukturën deri në 10 nëntor
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian ka vendosur të shtyjë prezantimin e Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES), që është regjistri i automatizuar i bllokut......

Tregtia globale pritet të rritet me 2.7% në 2024 - Rënia e inflacionit dhe normat e ulëta të interesit do të stimulojnë shpenzimet
Kristi Ceta/SCAN Vëllimi i tregtisë globale të mallrave pritet të rritet me 2.7 për qind në vitin 2024, tha Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) në një......

RMV, borxhi publik shkon rreth 9 mld euro - Strategjia fiskale 2025-2029 parashikon reduktimin nën 60% të PBB-së
Kristi Ceta/SCAN Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut do të rritet edhe më tej. Javën e kaluar, Ministria e Financave njoftoi se është përgatitur një......

Eksportet gjermane rriten në gusht - Suficiti tregtar u zgjerua falë kërkesës së lartë nga SHBA dhe Britania
Kristi Ceta/SCAN Eksportet gjermane u rritën në gusht të këtij viti, për shkak të kërkesës së fortë veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e......