Bota Postuar më 24 Shkurt 2023, 09:34

Punësimi në SHBA mbështet dollarin - Aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë vijojnë rënien

Nga SCAN TV
Punësimi në SHBA mbështet dollarin - Aplikimet për

Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të javës, por një ditë më parë fitoi sërish pikë, pasi investitorët po përgatiten për norma më të larta interesi në SHBA, për një kohë më të gjatë.

Ndërkohë, jeni japonez ka qenë i paqëndrueshëm, pasi gjatë fjalës së mbajtur në parlament, guvernatori i ri i Bankës së Japonisë, Kazuo Ueda, deklaroi se do të mbështesë politikën monetare ultra-lehtësuese. Referuar të dhënave të publikuara në SHBA, numri i amerikanëve që aplikuan për përfitimin e asistencës së papunësisë ra edhe gjatë javës së kaluar, duke konfirmuar tregun e fortë të punës.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.6 dhe pritet të publikojë fitime për të katërtën javë me radhë. Gjatë muajit shkurt, ky indeks është rritur me rreth 2.5%. Ndërkohë, monedha europiane, euro, ka zbritur poshtë 1.06 dollarëve, niveli më i ulët në 7 javët e fundit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 23,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1650 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat