Pse konsumi i mishit ka shënuar një rekord të ulët në Gjermani?!

Pavarësisht se janë të njohur për dashurinë e tyre për salsiçet dhe schnitzel, gjermanët kanë ngrënë vazhdimisht më pak mish gjatë viteve të fundit. Shifrat nga Ministria Gjermane e Bujqësisë tregojnë se konsumi i mishit ra në 52 kilogramë për person në vitin 2022, shifra më e ulët që nga fillimi i llogaritjeve në 1989.
Në krahasim, shifra ishte rreth 61 kilogramë për person vetëm pesë vjet më parë. Shqetësimet për mirëqenien e kafshëve, ndryshimet klimatike dhe çmimet më të larta duket se i kanë shtyrë konsumatorët të kërkojnë alternativa ndaj mishit për të mbushur pjatat e tyre. Sot, 10 % e gjermanëve zgjedhin ushqime me bazë bimore krahasuar me gjashtë për qind në vitin 2018.
Në vitin 2021, Berlini emëroi një politikan vegjetarian si ministër të bujqësisë, Cem Ozdemir i Partisë së Gjelbër, në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për burimet alternative të proteinave në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Megjithatë, Ozdemir tha se industria e mishit ka ende një vend, pavarësisht se është një nga nxitësit e mëdhenj të emetimeve të karbonit, praktikat më miqësore ndaj klimës dhe mbështetja e "fermerëve për të mbajtur pak kafshë, por më mirë" janë dy nga nismat e tij. Ozdemir pohoi se gjermanët që hanë më pak mish është një "prirje afatgjatë" që nuk ka të bëjë fare me të personalisht. Tregu në rritje për zëvendësuesit e mishit ka luajtur gjithashtu një rol.
Ministria e Ozdemir po punon për një strategji ushqimore për të ndihmuar gjermanët të ushqehen më shëndetshëm dhe po planifikon ta prezantojë atë deri në fund të vitit 2023. Plani është të inkurajojë njerëzit të ndjekin një "dietë të shëndetshme, më të bazuar në bimë dhe të qëndrueshme", sipas ministrisë. Por jo të gjithë gjermanët ndihen kaq pozitivë për një të ardhme me më pak mish.
Një studim i kohëve të fundit në një tabloid të përditshëm gjerman tregoi se 57 % e gjermanëve janë të vendosur kundër ndërmarrjes së masave nga shteti për të reduktuar konsumin e mishit. "Shteti duhet të qëndrojë larg pjatave të njerëzve," tha një zëdhënëse e Shoqatës Gjermane të Industrisë së Mishit (VDF).
VDF beson se rënia e konsumit të mishit në Gjermani që nga viti 2018 është kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve dhe presionit mbi konsumatorët nga inflacioni. Në Gjermani, çmimet e ushqimeve tani po nxisin inflacionin, megjithëse rritja vjetore e kostove të ushqimit u ul në 14.9% në maj nga 22.3% në mars. Ozdemir tha se nuk ka ndërmend t'u diktojë gjermanëve se çfarë duhet të vendosin në shportat e tyre të blerjeve.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar nëse doni një ekuilibër më të mirë punë-jetë!
Në një botë post-COVID-19, ndërsa puna në distancë dhe hibride vazhdon të bëhet më e përhapur, mirëqenia dhe rehatia e punonjësve nuk kanë qenë kurrë më......

Komisioni Europian bën thirrje për diskutime ndërkombëtare mbi rreziqet e inxhinierisë klimatike!
Komisioni Europian bëri thirrje të mërkurën për bisedime në nivelin më të lartë ndërkombëtar mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i mundshëm i gjeoinxhinierisë......

Frontex: Çfarë do të ndodhte nëse agjencia kufitare e BE-së largohet nga Greqia?
Frontex, agjencia e fuqishme kufitare e Bashkimit Europian, po shqyrton pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të saj në Greqi për shkak të përmbysjes së një......

Gjermanët ‘shtrëngojnë dorën’ - Bie konsumi privat!
Për herë të parë prej tetë muajsh atmosfera tek konsumatorët gjermanë është përkeqësuar. Indeksi i konsumit, sipas institutit studiues të konsumit, GfK ka......

Scholz kërkon zgjedhje të reja në komunat serbe!
Kancelari gjerman Olaf Scholz shpreson që Serbia dhe Kosova do të arrijnë të jetësojnë Marrëveshjen e Ohrit. Në kuadër të një konference shtypi me homologun e......

Nis punën Task Force e AKU - Krifca: 100 inspektorë të dedikuar për sezonin veror në garantimin e sigurisë ushqimore
Ka nisur punën ekipi i Task Forcës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror ku konsumi është dhe më i......

Nafta, e qëndrueshme pranë 74 USD - Rezervat e naftës në SHBA ranë me 9.6 milion fuçi, javën e kaluar
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, me një tendencë në rënie të lehtë, për shkak se investitorët presin norma më të larta interesi nga bankat......

Komentet e FED mbështesin dollarin - Powell: Inflacioni nuk do të shkojë në objektiv deri në vitin 2025
Dollari është forcuar në sesionin e së mërkurës, ndërsa sot po shfaqet i qëndrueshëm, pasi gjeti një mbështetje nga komentet e bëra nga shefi i Rezervës......