Propozimi për kufirin e çmimit të gazit rus - Ulet nafta pas lehtësimit të shqetësimeve për furnizim

Çmimi i naftës ka pësuar rënie duke u luhatur rreth niveleve më të ulëta të dy muajve të fundit, pasi propozimi i vendeve të G7-ës, për një kufi të çmimit të naftës ruse ishte më i lartë se nivelet aktuale të tregtimit, duke lehtësuar shqetësimet për furnizimin e ngushtë.
Një rritje më e madhe se sa pritej në inventarët e benzinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak dhe të ashpërsimit të kontrolleve në Kinë për Covid 19, që kanë shtuar presionin për rënien e çmimit.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u ulën me 50 cent, ose 0.6%, në 84.91 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor ranë me 46 cent, ose 0.6%, në 77.48 dollarë për fuçi.
G7 po merr në konsideratë një kufi për naftën ruse që vjen nga deti, në 65-70 dollarë për fuçi, sipas një zyrtari europian, megjithëse qeveritë e Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord ende për një çmim. Një kufi më i lartë çmimi mund ta bëjë tërheqëse për Rusinë që të vazhdojë të shesë naftën e saj, duke reduktuar rrezikun e mungesës së furnizimit në tregjet globale të naftës. Propozimi gjithashtu do të ishte më i lartë se sa prisnin tregjet, duke zvogëluar rrezikun e ndërprerjes së furnizimit global. Disa rafineri indiane dhe kineze po paguajnë çmime nën nivelin e propozuar të kufirit të çmimit për naftën bruto. Qeveritë e BE-së do të rifillojnë bisedimet mbi kufirin e çmimeve brenda kësaj jave, sipas diplomatëve të BE-së.
Çmimet e naftës u vunë gjithashtu nën presion pasi Administrata e Informacionit për Energjinë tha se inventarët e benzinës dhe distilimit në SHBA ishin rritur ndjeshëm javën e kaluar. Por inventarët e naftës së papërpunuar ranë me 3.7 milionë fuçi në javë deri në 18 nëntor në 431.7 milionë fuçi, krahasuar me pritshmëritë e analistëve sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve Reuters për një rënie prej 1.1 milionë fuçish.
Dorina Kurtaj / SCAN

Falimentimi i FTX: Rregullatorët globalë monitorojnë platformat e kriptove!
Falimentimi i bujshëm i FTX e ka bërë më se të domosdoshëm rregullimin e sektorit të kriptove dhe monitorimi i platformave të tilla do të jetë dhe fokusi......

“Black Friday” në Neptun, 2 javë oferta - Kulmi i uljeve në 25 nëntor. Nga 30-55% në të gjitha kategoritë e elektroshtëpiakeve
Jemi zyrtarisht në periudhën kur ofertat arrijnë kulmin. E nuk kishte se si Black Friday të mungonte në gjigandin e elektroshtëpiakeve. Kësaj radhe, oferta......

39% më pak leje ndërtimi - Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe!
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie......

Turbina me erë më e madhe në botë - Kina prezanton prodhimin e saj më të fundit prej 16 megavat
Turbina me erë më e madhe në botë prej 16 megavat, në det të hapur, është prodhuar në Kinë dhe është prezantuar në provincën Fjiuan në lindje të vendit. Ajo......

Gjeli i detit në SHBA, tashmë një vakt luksi - Amerikanët shpenzojnë më shumë për festën e Falenderimeve
Çmimet e gjelit të detit janë rritur që nga viti i kaluar, duke bërë që familjet amerikane të paguajnë më shumë për festën e falenderimeve. Fermerët......

Britani, fatura vjetore e energjisë mbi 4 mijë paund - Çmimi do të jetë i pandryshueshëm nga janari deri në mars 2023
Rregullatori britanik i energjisë “Ofgem” bëri të ditur se kufiri i çmimit për faturat mesatare vjetore për energjinë që konsumojnë familjet do të rritet me......

Projekti i Portit shkel MSA - Opozita, kundërshti të forta në Kuvend: Nuk përfitojnë shqiptarët!
Projekti i qeverisë shqiptare me investitorin nga Dubai Mohamed Alaabar, për Marinën e Jahteve në Portin e Durrësit ka sjellë përplasje të forta në......

Qeveria do na japë 673 lekë në ditë - Nga të cilat vetëm 119 si investime! Ndarja e “tortës së buxhetit” sipas sektorëve
Buxheti për vitin e ardhshëm parashikon rreth 687 miliardë lekë shpenzime, ku pjesën dërrmuese e zënë shpenzimet korrente, dhe më pak se 20% ato kapitale, pra......