Bota Postuar më 24 Nëntor 2022, 14:17

Gjeli i detit në SHBA, tashmë një vakt luksi - Amerikanët shpenzojnë më shumë për festën e Falenderimeve

Nga SCAN TV
Gjeli i detit në SHBA, tashmë një vakt luksi - Amerikanët

Çmimet e gjelit të detit janë rritur që nga viti i kaluar, duke bërë që familjet amerikane të paguajnë më shumë për festën e falenderimeve.

Fermerët shprehen për agjencinë e lajmeve Reuters se në të njëjtën kohë po ndjejnë dhe barrën e rritjes së vazhdueshme të inflacionit.

Kostot për të ushqyer dhe përpunuar gjelat e detit tij janë rritur, duke detyruar fermerët të marrin disa vendime të vështira.

Sipas një sondazhi të fundit nga Byroja Amerikane e Fermave, çmimi i një darke mesatare të Falënderimeve për 10 persona është rritur me 20% që nga viti i kaluar.

I njëjti sondazh zbulon se çmimi i një gjeli është rritur me 21% krahasuar me vitin 2021, duke e vendosur gjelin e detit, një vakt karakteristik për  Falenderimet, në nivelin më të lartë të çmimit që nga fillimi i kryerjes së sondazheve para 37 vitesh.

Fermerët gjithësesi mbeten optimistë, duke mos lejuar që rritja e çmimeve të lëkundë humorin para festës së Falenderimeve. Shumë prej tyre e mendojnë si vitin e fundit në këtë biznes, por gjithësesi pranojnë se po të kthejnë kokën prapa me shumë mundësi do e provojnë dhe vitin e ardhshëm.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat