Qeveria do na japë 673 lekë në ditë - Nga të cilat vetëm 119 si investime! Ndarja e “tortës së buxhetit” sipas sektorëve

Buxheti për vitin e ardhshëm parashikon rreth 687 miliardë lekë shpenzime, ku pjesën dërrmuese e zënë shpenzimet korrente, dhe më pak se 20% ato kapitale, pra investimet. “Scan Intel” ka bërë një analizë ndryshe të këtyre shpenzimeve, për të kuptuar se sa para do të kanalizohen për frymë, dhe në ç`mënyrë. Shifrat sinjalizojnë se këto 687 miliardë lekë shpenzime për vitin e ardhshëm, përkthehen në rreth 246 mijë lekë për frymë në vit, ose 2094 euro, që është e barabartë me 174 euro në muaj, 673 lekë në ditë për frymë, ose 5.73 euro.
Pra, kaq është shuma që qeveria shqiptare parashikon të shpenzojë për secilin ndër ne gjatë vitit të ardhshëm. Gjatë vitit aktual ndërkohë, me rreth 660 miliardë lekë shpenzime buxhetore, kjo shifër vlerësohet në 647 lekë, ose 5.53 euro në ditë shpenzime për frymë, ç`ka do të thotë se qeveria shqiptare parashikohet të rrisë shpenzimet me vetëm 26 lekë për frymë në ditë, pavarësisht faktit se të ardhurat në buxhet janë rritur në mënyrë të ndjeshme si pasojë e rritjes së çmimeve dhe efektit të TVSH.
Gjatë vitit aktual, qeveria shqiptare po mbledh nga qytetarët dhe bizneset rreth 565 lekë për frymë në ditë, ndërsa vitin e ardhshëm projekton të mbledhë 619.5 lekë për frymë. Pra, ndërkohë që shpenzimet do rriten me vetëm 26 lekë për frymë këtë vit në ditë, të ardhurat do rriten me plot 54 lekë për frymë.
Por, si ndahet ky 673 lekë për frymë në ditë që qeveria do të shpenzojë për ne vitin e ardhshëm? 554 lekë janë shpenzime korrente, pra paga, pensione, mbarëvajtja e administratës, interesat e borxhit, etj, dhe vetëm 119 lekë, ose 1 euro në ditë shpenzime kapitale, ose investime.
Po sa i përket sektorëve? Nga përpunimi dhe analiza e shifrave rezulton se pjesën më të madhe e zë mbrojtja sociale, me 195 lekë, ose 1.66 euro shpenzime për frymë në ditë, dhe që përfshin në pjesën dërrmuese pensionet e pleqërisë, ato të pjesshme, invaliditetin, asistencën. Ndjekin “shpenzimet e tjera”, me 159 lekë, ose 1.35 euro në ditë, ku klasifikohen shërbimet e borxhit, fondi i rindërtimit, fondi rezervë, politikat e pagave dhe pensioneve, si dhe shpenzimet për pushtetin vendor.
Shëndetësia është në vend të tretë, me qeverinë që do të na “japë” 64 lekë, ose 0.55 euro në ditë gjatë vitit të ardhshëm. Më pas vijnë çështjet ekonomike, me 53 lekë në ditë, arsimi me 50 lekë, shërbimet e përgjithshme publike me 47 lekë në ditë, rendi dhe siguria, si dhe strehimi me 0.35 lekë secila, mbrojtja me 25 lekë në ditë, argëtimi me 5 lekë dhe mbrojtja e mjedisit me vetëm 1 lek në ditë.
Roel Korkuti / SCAN
Sondazh

Qeveria dështon me fondet e BE-së - Perr: Mungon interesi për grantet e bizneseve të vogla
Qeveria shqiptare nuk arrin të përthithe dhe shpërndajë siç duhet fondet e alokuara nga Bashkimi Europian në formë grantesh për bizneset. Gjatë prezantimit të......

Përplasje Qeveri-QKB për aksionerët e fshehtë, u kthehen gjobat - Vendimi: Kompanive t’u rimbursohen në llogaritë bankare brenda 60 ditëve penalitetet e paguara
Ndërsa në sitin zyrtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit njoftimi i parë që shfaqet është paralajmërimi për gjobat ndaj biznesve që nuk zbardhin pronarët e......

Me çmime deri në disa milion dollarë – Ja 10 makinat elektrike më të shtrenjta në botë
Revolucioni i makinave elektrike ka pushtuar botën e automobilave. Papritur, makinat elektrike nuk janë thjesht mashtrime, por mjete motorike të plota, të......

Pagesë për formimin profesional të të rinjve - Pjesë e skemës së garancisë rinore. Si do të urdhërohen bizneset të punësojnë moshat nën 29 vjeç
Të gjithë të rinjtë nën moshën 29 vjeç të cilën janë të papunë, pa arsim apo formim professional do të kenë mundësi të përfshihen në skemën e garancisë rinore......

Rekorde të reja çmimesh në Bllok, 12 mijë euro metri - Ekspertja Zaloshnja: Ka kërkesë të fortë për biznese luksi. Tendence në rritje edhe bregdeti
Në një intervistë për Emisionin Vetting, ekspertja e pasurive të paluajtshme Ilda Zaloshnja ka analizuar çmimet e njësive tregtare dhe ambienteve të biznesit......

Rritet deficiti tregtar i Kosovës - Arrin në 402,3 milionë euro për tetorin. Mbi 40% e tregtisë kryhet me vendet e BE
Deficiti tregtar i Kosovës ka regjistruar një rritje të konsiderueshme në muajin tetor. Të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë......

Kjo fermë diellore lundruese gjurmon rrezet e diellit për të thithur më shumë energji!
Një fermë inovative diellore lundruese në Holandë po thith rrezet e diellit. Proteus, i zhvilluar nga kompania portugeze Solaris Float, është një ishull......

A do të shpërblehet rritja e turizmit prej 220 miliardë dollarë e Katarit?!
Katari po hap tapetin e kuq për një total të pritur prej më shumë se një milion vizitorë për Kupën e Botës FIFA dhe synon të tërheqë deri në gjashtë milionë në......