Përplasje Qeveri-QKB për aksionerët e fshehtë, u kthehen gjobat - Vendimi: Kompanive t’u rimbursohen në llogaritë bankare brenda 60 ditëve penalitetet e paguara

Ndërsa në sitin zyrtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit njoftimi i parë që shfaqet është paralajmërimi për gjobat ndaj biznesve që nuk zbardhin pronarët e vërtetë, Qeveria ka vendosur në mbledhjen e fundit që jo vetëm të falë gjobat, por edhe t’u kthejë nëpër llogari penalitetet e paguara gjatë këtyre muajve. Vendimi është marrë në Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së mërkurës dhe është publikuar tashmë në faqen e saj zyrtare. Vendimi përcakton se kompanive të cilave u janë falur gjobat, do u kthehen shumat e paguara në llogaritë bankare brenda 60 ditëve nga ana e Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Në pikën 2 të vendimit, Këshilli i Ministrave përcakton se “Subjektet, të cilave u është falur gjoba e paguar, e vendosur ndaj tyre dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe kanë përmbushur detyrimet përkatëse për regjistrimin e pronarëve të tyre përfitues, paraqesin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit kërkesën për rimbursim, jo më vonë se data 15.12.2022”.
Ndërkaq pika 3 përcakton që Qendra Kombëtare e Biznesit pas paraqitjes së dokumentacionit, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve kalendarike, kryen rimbursimin e gjobës në të njëjtën masë (ekuivalente në lekë) në llogarinë bankare, të përcaktuar nga subjekti përfitues.
Vendimi vjen në një kohë kur Qendra Kombëtare e Biznesit ka rritur tonet me kompanitë që nuk zbardhin dokumentacionin për pronarët përfitues. Në njoftimin që aktialisht hap faqen zyrtare ajo paralajmëron se përtej gjobave, do u ndërpresë shërbimet kompanive që nuk respektojnë ligjin për zbardhjen e të dhënave mbi pronarët përfitues.
Ligji për pronarët përfitues është miratuar që në vitin 2020, dhe afati për depozitimin e të dhënave ishte pikërisht vera e atij viti. Vlerësohet se janë në total rreth 60 mijë kompani të cilat kanë detyrimin për zbardhjen e pronarëve përfitues apo zotëruesve fundorë të aksioneve, në një kohë që penalitetet për mosrespektimin e tij janë shumë të kripura dhe arrijnë deri në 6 mijë dollarë.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Me çmime deri në disa milion dollarë – Ja 10 makinat elektrike më të shtrenjta në botë
Revolucioni i makinave elektrike ka pushtuar botën e automobilave. Papritur, makinat elektrike nuk janë thjesht mashtrime, por mjete motorike të plota, të......

Pagesë për formimin profesional të të rinjve - Pjesë e skemës së garancisë rinore. Si do të urdhërohen bizneset të punësojnë moshat nën 29 vjeç
Të gjithë të rinjtë nën moshën 29 vjeç të cilën janë të papunë, pa arsim apo formim professional do të kenë mundësi të përfshihen në skemën e garancisë rinore......

Rekorde të reja çmimesh në Bllok, 12 mijë euro metri - Ekspertja Zaloshnja: Ka kërkesë të fortë për biznese luksi. Tendence në rritje edhe bregdeti
Në një intervistë për Emisionin Vetting, ekspertja e pasurive të paluajtshme Ilda Zaloshnja ka analizuar çmimet e njësive tregtare dhe ambienteve të biznesit......

Rritet deficiti tregtar i Kosovës - Arrin në 402,3 milionë euro për tetorin. Mbi 40% e tregtisë kryhet me vendet e BE
Deficiti tregtar i Kosovës ka regjistruar një rritje të konsiderueshme në muajin tetor. Të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë......

Kjo fermë diellore lundruese gjurmon rrezet e diellit për të thithur më shumë energji!
Një fermë inovative diellore lundruese në Holandë po thith rrezet e diellit. Proteus, i zhvilluar nga kompania portugeze Solaris Float, është një ishull......

A do të shpërblehet rritja e turizmit prej 220 miliardë dollarë e Katarit?!
Katari po hap tapetin e kuq për një total të pritur prej më shumë se një milion vizitorë për Kupën e Botës FIFA dhe synon të tërheqë deri në gjashtë milionë në......

Nafta vijon rënien, zbret pranë 85 USD - Vendet e G7, tavan më të lartë për çmimet e naftës ruse
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi janë zbehur shqetësimet për çrregullimin e tregut sepse......

FED rrëzon dollarin amerikan - Politikëbërësit e bankës qendrore, pro ngadalësimit të rritjes së interesave
Dollari është dobësuar ndjeshëm gjatë sesionit të ndjeshëm amerikan dhe gjatë tregtisë së sotme europiane, pasi procesverbali i takimit të fundit i Rezervës......