Rritet deficiti tregtar i Kosovës - Arrin në 402,3 milionë euro për tetorin. Mbi 40% e tregtisë kryhet me vendet e BE

Deficiti tregtar i Kosovës ka regjistruar një rritje të konsiderueshme në muajin tetor. Të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se deficiti tregtar i vendit u rrit me 13% në bazë vjetore duke arritur në 402,3 milionë euro. Eksporti mbulon importin me 17.7%.
Eksporti i mallrave në muajin tetor 2022 kishte vlerën 86.4 milionë euro, ndërsa importi 488.7 milionë euro, duke regjistruar një rritje prej 19.1% për eksportin dhe 14.1% për importin krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 20.7% e përbëjnë produktet minerale; 18.5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14.9% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.8% e përbëjnë produktet minerale; 11.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 37.7 milionë euro, ose rreth 43.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 65.5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin Sllovenia (14.1%), Gjermania (10.1%), Italia (5.4%), Holanda (3.3%).
Ndërkaq, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 203.3 milionë euro, ose 41.6% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 15.7%. Partnerët kryesorë për importe ishin Gjermania (10.6%), Greqia (4.8%), Italia (4.7%), Belgjika (4.0%).
Në muajin tetor 2022, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 28.5 milion Euro, ose 33.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 18.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (12.9%), Shqipëria (8.7%), Serbia (6.4) dhe Mali i Zi (4.0%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin tetor 2022, arritën në 83.2 milion Euro, ose 17.0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 7.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.0%), Shqipëria (4.4%), dhe Maqedonia e Veriut (4%).
SCAN
Sondazh

Kjo fermë diellore lundruese gjurmon rrezet e diellit për të thithur më shumë energji!
Një fermë inovative diellore lundruese në Holandë po thith rrezet e diellit. Proteus, i zhvilluar nga kompania portugeze Solaris Float, është një ishull......

A do të shpërblehet rritja e turizmit prej 220 miliardë dollarë e Katarit?!
Katari po hap tapetin e kuq për një total të pritur prej më shumë se një milion vizitorë për Kupën e Botës FIFA dhe synon të tërheqë deri në gjashtë milionë në......

Nafta vijon rënien, zbret pranë 85 USD - Vendet e G7, tavan më të lartë për çmimet e naftës ruse
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi janë zbehur shqetësimet për çrregullimin e tregut sepse......

FED rrëzon dollarin amerikan - Politikëbërësit e bankës qendrore, pro ngadalësimit të rritjes së interesave
Dollari është dobësuar ndjeshëm gjatë sesionit të ndjeshëm amerikan dhe gjatë tregtisë së sotme europiane, pasi procesverbali i takimit të fundit i Rezervës......

Bursat europiane, nën presion - Indeksi PMI sugjeron se Eurozona ka hyrë në recesion
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, si një reagim ndaj procesverbalit të takimit të muajit nëntor të......

Kapni më pak, fitoni më shumë: ‘Rishpikja’ e peshkimit mesdhetar!
Peshkatarët e vegjël përbëjnë gjysmën e të gjithë të punësuarve në sektorin e peshkimit të Europës. Megjithatë, kur bëhet fjalë për politikëbërjen, ata shpesh......

Borrell: Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për çështjen e targave!
Liderët e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes së tyre për targat, sipas kryediplomatit të Bashkimit Europian. “Ne......

Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan? Forcohet ndjeshëm Paundi britanik!
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të ndjeshme të kuotës sërish këtë të enjte pas rikuperimit që pati ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me......