Borrell: Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për çështjen e targave!

Liderët e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes së tyre për targat, sipas kryediplomatit të Bashkimit Europian. “Ne kemi një marrëveshje”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell në një postim në Twitter.
Rritja më e fundit e tensioneve ndërmjet dy palëve ka të bëjë me planin e Kosovës për të filluar gjobitjen e mijëra shoferëve që aktualisht kanë targa të Serbisë.
Ky veprim zemëroi serbët në veri të Kosovës, të cilët, ashtu si Beogradi, nuk e njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga Serbia. Shumë njerëz kanë dhënë dorëheqjen nga institucionet publike për të protestuar ndaj dispozitës së re, duke përfshirë qindra oficerë policie.
Marrëveshja e shpallur nga Borrell duket se është e ngjashme me marrëveshjen që presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk arritën të hënën.
Borrell tha se Serbia ra dakord të ndalonte lëshimin e targave me emërtimin e qyteteve të Kosovës në to, ndërkohë që Kosova do të "ndalonte veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve".
Kurti kishte pezulluar më parë planin për gjobitjen e shoferëve me 48 orë për shkak të një kërkese të Shteteve të Bashkuara.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndërkohë falënderoi SHBA-në në një postim në Twitter të mërkurën “për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel”.
Osmani e kishte akuzuar Borellin për paragjykim lidhur me deklaratën e tij që veçonte Kosovën për prishjen e marrëveshjes të hënën.
Borrell kishte kritikuar liderët të hënën për dështimin për arritjen e një marrëveshjeje, duke deklaruar se ai do të informonte vendet e BE-së dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë për "sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të detyrimeve të tyre ligjore ndërkombëtare, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën."
Edel Strazimiri / SCAN

Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan? Forcohet ndjeshëm Paundi britanik!
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të ndjeshme të kuotës sërish këtë të enjte pas rikuperimit që pati ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me......

Projekti për Portin e Durrësit, BE anulon grantin 28 milionë euro
Pas rezervave publike për projektin e transformimit të Portit të Durrësit, Bashkimi Europian ka avancuar duke ndërmarrë një akt konkret kundër; anulimin e një......

Banka e Shqipërisë jep miratimin paraprak për bashkimin me përthithje të bankave OTP-Alpha
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për bashkimin me përthithje të Bankës OTP Albania sh.a. me Bankën Alpha Albania sh.a.Ky......

Volkswagen i “dorëzohet” sindikatës gjermane - Rritje pagash prej 8.5% për 125 mijë punëtorë
Sindikata e përpunimit të metaleve “IG Metall” konfirmoi arritjen e një marrëveshjeje për pagat me Volkswagen për fabrikat e prodhuesit të automjeteve në......

Taksë “surprizë” për prodhuesit e naftës në Detin e Veriut - Britania rrit deri në 35% taksën për të “mbushur” financat publike
Prodhuesit e naftës dhe gazit të Detit të Veriut organizuan një takim pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi të rrisë në mënyrë të papritur një taksë mbi sektorin.......

Shenjat e para të uljes së inflacionit në Gjermani - Muaji tetor regjistroi rënie të çmimit të prodhimeve
Sipas raportimeve të Deutsche Welle, në Gjermani në muajin tetor është shënuar rënie e çmimeve të prodhimeve për herë të parë në dy vjet e gjysmë. Zyra......

Kërkimet për rrjetin në 6G - Ericsson investon miliarda paund në Britaninë e Madhe
Prodhuesi i pajisjeve të rrjetit Ericsson do të investojë miliona paund për kërkimet për rrjetin 6G në Britaninë e Madhe, duke punuar me universitetet për sa i......

BE propozon një kufi për çmimin e gazit - 275 euro për megavat orë për të gjitha vendet anëtare
Ekzekutivi i Bashkimit Europian propozoi një kufi të çmimit të gazit në 275 euro për megavat orë për vendet anëtare. Ideja për vendosjen e kufirit të cmimit......