Bota Postuar më 24 Nëntor 2022, 10:35

Nafta vijon rënien, zbret pranë 85 USD - Vendet e G7, tavan më të lartë për çmimet e naftës ruse

Nga SCAN TV
Nafta vijon rënien, zbret pranë 85 USD - Vendet e G7, tavan më

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi janë zbehur shqetësimet për çrregullimin e tregut sepse vendet e G7-ës po konsiderojnë vendosjen e një tavani më të lartë për çmimet e naftës ruse.

Edhe rritja e rezervave të naftës dhe benzinës në SHBA po ushtron presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat humbën rreth 3% të vlerës në sesionin e kaluar, për shkak të lajmeve se tavani për çmimet e naftës ruse do të jetë më lart se çmimi aktual. G7-a po konsideron vendosjen e një tavani prej 65-70 dollarë për fuçi, por qeveritë e Bashkimit Europian ende nuk kanë marrë një vendim.

Nëse unioni e pranon një çmim të tillë, në takimin që zhvillohet të premten, atëherë rreziqet për furnizimin e tregun do të ulen ndjeshëm. Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës bruto ranë me 3.7 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 18 nëntor, në totalin e 431.7 milionë fuçive. Analistët parashikonin një rënie të rezervave me 1.1 milionë fuçi. Në tregun e metaleve të çmuara, ari po tregtohet në mbi 1750 dollarë për onz, ndërsa argjendi po tregtohet në rreth 21.5 dollarë për onz.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat