Pagesë për formimin profesional të të rinjve - Pjesë e skemës së garancisë rinore. Si do të urdhërohen bizneset të punësojnë moshat nën 29 vjeç

Të gjithë të rinjtë nën moshën 29 vjeç të cilën janë të papunë, pa arsim apo formim professional do të kenë mundësi të përfshihen në skemën e garancisë rinore për vitin 2023. Kjo skeme e cila është pjesë e programeve të punësimit adreson nevojat e të rinjve shqiptar për integrimin e tyre në tregun e punës dhe ndalimin e largimit nga vendi.
Kjo kategori të rinjsh janë identifikuar si shtresa më vulnerabël dhe përbëjnë rreth 27.8% të të gjithë të rinjve në Shqipëri. Për të rinjtë që plotësojnë kriteret do të ofrohet një ofertë punësimi/arsimimi të vazhdueshëm/praktika profesionale brenda një periudhe prej katër muajsh nga momenti i regjistrimit në zyrën përkatëse të punësimit.
Motivimi që jepet nëpërmjet kësaj skeme garancie është përfshirja e një kuponi për financimin e formimit profesional. Të rinjve do t’u paguhet pjesërisht ose plotësisht nëpërmjet këtij kuponi trajnimi profesional ose gjetja e praktikave të ndryshme. Kjo është një skemë që përdoret gjerësisht në vendet e BE-së për të ndihmuar formimin profesional dhe ngritjen profesionale të punëkërkuesve të papunë për kurse dhe profesione të ofruara dhe të kërkuara në tregun e punës dhe që nuk ofrohen nga sistemi publik i AFP.
Projektligji ka për qëllim rritjen e punësueshmërisë së forcave të punës nëpërmjet ofrimit të shërbimeve dhe programeve publike të punësimit dhe vetëpunësimit, si dhe formimit profesional. Në këtë projektligj është parashikuar dhe krijimi i Fondit Social të Punësimitt.
Por çfarë ndodh me bizneset që do të punësojnë këta të rinj dhe në rast kundërshtimi të ndjekjes së kësaj praktike.
Në këtë skemë është parashikuar se, çdo punëdhënës duhet të punësojë një person që i përket grupeve të përcaktuara. Punëdhënësi, i cili nuk punëson numrin e përcaktuar të personave derdh një kontribut për llogari të Fondit Social të Punësimit, në masën e 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo muaj, për çdo person që i përket grupeve të përcaktuara. Do të jetë rregull që për cdo kompani më 50 punonjës të përfshihet shtesë dhe një nga të rinjtë që i përket kategorive të mësipërme.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka parashikuar në 2023 fondin për programet e nxitjes së punësimit me vlerën 3.4 miliardë lekë.
Marinela Lina/ SCAN
Sondazh

Rekorde të reja çmimesh në Bllok, 12 mijë euro metri - Ekspertja Zaloshnja: Ka kërkesë të fortë për biznese luksi. Tendence në rritje edhe bregdeti
Në një intervistë për Emisionin Vetting, ekspertja e pasurive të paluajtshme Ilda Zaloshnja ka analizuar çmimet e njësive tregtare dhe ambienteve të biznesit......

Rritet deficiti tregtar i Kosovës - Arrin në 402,3 milionë euro për tetorin. Mbi 40% e tregtisë kryhet me vendet e BE
Deficiti tregtar i Kosovës ka regjistruar një rritje të konsiderueshme në muajin tetor. Të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë......

Kjo fermë diellore lundruese gjurmon rrezet e diellit për të thithur më shumë energji!
Një fermë inovative diellore lundruese në Holandë po thith rrezet e diellit. Proteus, i zhvilluar nga kompania portugeze Solaris Float, është një ishull......

A do të shpërblehet rritja e turizmit prej 220 miliardë dollarë e Katarit?!
Katari po hap tapetin e kuq për një total të pritur prej më shumë se një milion vizitorë për Kupën e Botës FIFA dhe synon të tërheqë deri në gjashtë milionë në......

Nafta vijon rënien, zbret pranë 85 USD - Vendet e G7, tavan më të lartë për çmimet e naftës ruse
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi janë zbehur shqetësimet për çrregullimin e tregut sepse......

FED rrëzon dollarin amerikan - Politikëbërësit e bankës qendrore, pro ngadalësimit të rritjes së interesave
Dollari është dobësuar ndjeshëm gjatë sesionit të ndjeshëm amerikan dhe gjatë tregtisë së sotme europiane, pasi procesverbali i takimit të fundit i Rezervës......

Bursat europiane, nën presion - Indeksi PMI sugjeron se Eurozona ka hyrë në recesion
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, si një reagim ndaj procesverbalit të takimit të muajit nëntor të......

Kapni më pak, fitoni më shumë: ‘Rishpikja’ e peshkimit mesdhetar!
Peshkatarët e vegjël përbëjnë gjysmën e të gjithë të punësuarve në sektorin e peshkimit të Europës. Megjithatë, kur bëhet fjalë për politikëbërjen, ata shpesh......