Shqipëria Postuar më 24 Nëntor 2022, 14:13

Projekti i Portit shkel MSA - Opozita, kundërshti të forta në Kuvend: Nuk përfitojnë shqiptarët!

Nga SCAN TV
Projekti i Portit shkel MSA - Opozita, kundërshti të forta në

Projekti i qeverisë shqiptare me investitorin nga Dubai Mohamed Alaabar, për Marinën e Jahteve në Portin e Durrësit ka sjellë përplasje të forta në parlament.

Opozita e ka kundërshtuar ashpër këtë projekt me argumentin se bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe Kushtetutën shqiptare.

Ish kryeministri dhe drejtuesi i opozitës e cilësoi projektin e depozituar për miratim në Kuvend, si të dyshimtë e ku shqiptarët nuk janë përfitues por humbës.

Para diskutimit të marrëveshjes për Portin e Durrësit me investitorin nga Dubai, Bashkimi Europian ka shfaqur rezerva dhe ka njoftuar vendimin për të anuluar grantin 28 milionë euro  të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit.

Ky grant ishte parashikuar të përdorej për rehabilitimin e kalatave 1 dhe 2 në Portin e Durrësit, ku përpunohen kryesisht anijet që transportojnë naftë dhe gaz.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat