Falimentimi i FTX: Rregullatorët globalë monitorojnë platformat e kriptove!

Falimentimi i bujshëm i FTX e ka bërë më se të domosdoshëm rregullimin e sektorit të kriptove dhe monitorimi i platformave të tilla do të jetë dhe fokusi kryesor për vitin 2023.
Kryetari i ri i rregullatorit global të letrave me vlerë, Jean – Paul Servais, u shpreh se rregullimi i platformave të kriptove mund të bazohet në parime nga sektorë të tjerë që merren me konflikte interesi. Si për shembull agjencitë e vlerësimit dhe prodhuesit e standarteve të tregut, pa pasur nevojë që të fillohet nga e para.
Kriptoasetet si Bitcoin kanë vite që ekzistojnë, por rregullatorët kanë refuzuar të ndërhyjnë për të vendosur rregulla të reja. Por skandali i FTX, themeluesi i të cilit aktualisht përballet me një milion kreditorë dhe me një humbje totale prej miliarda dollarësh, do të ndihmojë në ndryshimin e kësaj situate.
Sipas Servais kjo ndjesi e ndërhyrjes së menjëhershme nuk ekzistonte deri në tre vjet më parë. Por për momentin disa njerëz ende nuk mendojnë se kripto është një problem dhe rrezik i rëndësishmë në nivel ndërkombëtar.
IOSCO, Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë, e cila koordinon rregullat për vendet e G20-ës dhe të tjerët, ka vendosur tashmë parime për rregullimin e monedhave të qëndrueshme, por tani fokusi është në platformat që i tregtojnë ato.
Në financat e zakonshme, ekziston një ndarje funksionale midis aktiviteteve të tilla si brokerimi, tregtimi, banka dhe emetimi, secila me kodin e vet të sjelljes dhe masat mbrojtëse.
"Konglomeratet" e kriptove si FTX janë shfaqur për të shërbyer në role të shumta si ndërmjetësimi, kujdestaria, tregtia dhe emetimi i tokenave, të gjitha nën një çati, gjë që krijon konflikte interesi, sipas Servais.
IOSCO me bazë në Madrid, ose Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë, është një organizatë ombrellë për mbikëqyrësit e tregut si Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime në Shtetet e Bashkuara, Bafin në Gjermani, Agjencia Japoneze e Shërbimeve Financiare dhe Autoriteti i Sjelljes Financiare në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat angazhohen për zbatimin e rekomandimeve të organit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Black Friday” në Neptun, 2 javë oferta - Kulmi i uljeve në 25 nëntor. Nga 30-55% në të gjitha kategoritë e elektroshtëpiakeve
Jemi zyrtarisht në periudhën kur ofertat arrijnë kulmin. E nuk kishte se si Black Friday të mungonte në gjigandin e elektroshtëpiakeve. Kësaj radhe, oferta......

39% më pak leje ndërtimi - Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe!
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie......

Turbina me erë më e madhe në botë - Kina prezanton prodhimin e saj më të fundit prej 16 megavat
Turbina me erë më e madhe në botë prej 16 megavat, në det të hapur, është prodhuar në Kinë dhe është prezantuar në provincën Fjiuan në lindje të vendit. Ajo......

Gjeli i detit në SHBA, tashmë një vakt luksi - Amerikanët shpenzojnë më shumë për festën e Falenderimeve
Çmimet e gjelit të detit janë rritur që nga viti i kaluar, duke bërë që familjet amerikane të paguajnë më shumë për festën e falenderimeve. Fermerët......

Britani, fatura vjetore e energjisë mbi 4 mijë paund - Çmimi do të jetë i pandryshueshëm nga janari deri në mars 2023
Rregullatori britanik i energjisë “Ofgem” bëri të ditur se kufiri i çmimit për faturat mesatare vjetore për energjinë që konsumojnë familjet do të rritet me......

Projekti i Portit shkel MSA - Opozita, kundërshti të forta në Kuvend: Nuk përfitojnë shqiptarët!
Projekti i qeverisë shqiptare me investitorin nga Dubai Mohamed Alaabar, për Marinën e Jahteve në Portin e Durrësit ka sjellë përplasje të forta në......

Qeveria do na japë 673 lekë në ditë - Nga të cilat vetëm 119 si investime! Ndarja e “tortës së buxhetit” sipas sektorëve
Buxheti për vitin e ardhshëm parashikon rreth 687 miliardë lekë shpenzime, ku pjesën dërrmuese e zënë shpenzimet korrente, dhe më pak se 20% ato kapitale, pra......

Qeveria dështon me fondet e BE-së - Perr: Mungon interesi për grantet e bizneseve të vogla
Qeveria shqiptare nuk arrin të përthithe dhe shpërndajë siç duhet fondet e alokuara nga Bashkimi Europian në formë grantesh për bizneset. Gjatë prezantimit të......