39% më pak leje ndërtimi - Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe!

Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e dytë të vitit 2022, me 21%. Nëse do ta krahasonim me të njejtën periudhë të një viti më parë shohim një rënie me plot 39.1%.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja në tremujorin e tretë të vitit 2022, është 418.685 m2, nga 564.266 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 25.8 %.
Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy kate. Nga të dhënat shohim se nga 269 leje gjithsej, 220 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 49 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin më të madh e regjistrojnë kategoria “ndërtesa të tjera” me 19 të tilla.
INSTAT, përmes publikimit, raporton se qarku me numrin më të madh të lejeve për tremujorin e tretë të vitit 2022 është qarku i Tiranës, me 86 leje nga 95 leje të lëshuara përgjatë 3-mujorit paraardhës, ndjekur nga qarku i Durrësit, me 82 dhe ai i Korçës, me 20 leje ndërtimi. Këto tre qarqe përfaqësojnë 69% të totalit të lejeve të ndërtimit të dhëna në tremujorin e tretë të këtij viti.
“Scan Intel” gjithashtu ka analizuar rritjen e lejeve të ndërtimit sipas qarqeve krahasuar me tremujorin e dytë. Shifrat tregojnë se rritjen më të madhe e ka pësuar qarku i Beratit, me 700%, pasuar nga qarku i Lezhës, me 42%, qarku i Gjirokastrës me 25%. Qarku I Dibrës nuk ka pësuar ndryshim duke dhënë të njëjtin numër lejesh nga tremujori i dytë në të tretin. Ndërkohë që rënie të lejeve të ndërtimit kanë pësuar të gjitha qarqet e tjera ku dallojmë qarkun e Kukësit me 100% rënie, Vlorën me 88% dhe pjesa tjetër e qarqeve me një rënie nën 50%.
Ilda Methasani/ SCAN
Sondazh

Turbina me erë më e madhe në botë - Kina prezanton prodhimin e saj më të fundit prej 16 megavat
Turbina me erë më e madhe në botë prej 16 megavat, në det të hapur, është prodhuar në Kinë dhe është prezantuar në provincën Fjiuan në lindje të vendit. Ajo......

Gjeli i detit në SHBA, tashmë një vakt luksi - Amerikanët shpenzojnë më shumë për festën e Falenderimeve
Çmimet e gjelit të detit janë rritur që nga viti i kaluar, duke bërë që familjet amerikane të paguajnë më shumë për festën e falenderimeve. Fermerët......

Britani, fatura vjetore e energjisë mbi 4 mijë paund - Çmimi do të jetë i pandryshueshëm nga janari deri në mars 2023
Rregullatori britanik i energjisë “Ofgem” bëri të ditur se kufiri i çmimit për faturat mesatare vjetore për energjinë që konsumojnë familjet do të rritet me......

Projekti i Portit shkel MSA - Opozita, kundërshti të forta në Kuvend: Nuk përfitojnë shqiptarët!
Projekti i qeverisë shqiptare me investitorin nga Dubai Mohamed Alaabar, për Marinën e Jahteve në Portin e Durrësit ka sjellë përplasje të forta në......

Qeveria do na japë 673 lekë në ditë - Nga të cilat vetëm 119 si investime! Ndarja e “tortës së buxhetit” sipas sektorëve
Buxheti për vitin e ardhshëm parashikon rreth 687 miliardë lekë shpenzime, ku pjesën dërrmuese e zënë shpenzimet korrente, dhe më pak se 20% ato kapitale, pra......

Qeveria dështon me fondet e BE-së - Perr: Mungon interesi për grantet e bizneseve të vogla
Qeveria shqiptare nuk arrin të përthithe dhe shpërndajë siç duhet fondet e alokuara nga Bashkimi Europian në formë grantesh për bizneset. Gjatë prezantimit të......

Përplasje Qeveri-QKB për aksionerët e fshehtë, u kthehen gjobat - Vendimi: Kompanive t’u rimbursohen në llogaritë bankare brenda 60 ditëve penalitetet e paguara
Ndërsa në sitin zyrtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit njoftimi i parë që shfaqet është paralajmërimi për gjobat ndaj biznesve që nuk zbardhin pronarët e......

Me çmime deri në disa milion dollarë – Ja 10 makinat elektrike më të shtrenjta në botë
Revolucioni i makinave elektrike ka pushtuar botën e automobilave. Papritur, makinat elektrike nuk janë thjesht mashtrime, por mjete motorike të plota, të......