Europa Postuar më 21 Gusht 2024, 14:42

Prodhimi i qymyrit, në nivelet më të ulëta historike - Në 2023 u prodhua 82% më pak në krahasim me vitin 1990

Nga SCAN TV
Prodhimi i qymyrit, në nivelet më të ulëta historike -

Kristi Ceta/SCAN

 

Prodhimi dhe konsumi i qymyrit në Bashkimin Evropian ishte në nivelin më të ulët në histori në vitin 2023, sipas Eurostat. Sipas të dhënave paraprake, vëllimi i prodhimit të qymyrit në BE arriti në 274 milionë tonë, 22 për qind më pak se në vitin 2022, ndërsa konsumi ra me 23 për qind në 351 milionë tone.

Këto shifra tregojnë se konsumi i qymyrit në Bashkimin Evropian ra me më shumë se 100 milionë tonë nga viti në vit. Konsumatorët kryesorë të qymyrit në BE në vitin 2023 ishin Gjermania me 37 për qind dhe Polonia me 27 për qind, që do të thotë se këto dy vende së bashku përbëjnë pothuajse dy të tretat e konsumit të qymyrit në Bashkimin Evropian.

Qymyri i fortë prodhohet në BE vetëm në Republikën Çeke dhe Poloni, dhe kjo e fundit është shteti i vetëm që e përdor si burimin kryesor të prodhimit të energjisë elektrike. Nëse e krahasojmë me të kaluarën, në vitin 2023, prodhimi i BE-së i qymyrit të fortë ishte 50 milionë ton, 82% më pak se 277 milionë tonët e vitit 1990.

Përgjatë viteve, Bashkimi Evropian e ka reduktuar përdorimin e tij. Nga 2018 deri në vitin 2023, në rajon u ul konsumi i qymyrit të fortë me 42% dhe i qymyrit të murrmë me 40%. Në vitin 2022, për herë të parë në BE, më shumë energji elektrike prodhohej nga termocentralet diellore sesa nga qymyri.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat