Inflacioni i Eurozonës rritet në korrik - Euro fiton terren ndaj dollarit amerikan

Kristi Ceta/SCAN
Inflacioni i Eurozonës u konfirmua 2.6% në korrik, nga 2.5% që ishte në qershor. Rritja e inflacionit, së bashku me pritjet për ulje të normës së Rezervës Federale, e kanë shtyrë euron në nivelin më të lartë të 9-mujorit kundrejt dollarit amerikan.
Inflacioni bazë, i cili heq çmimet e paqëndrueshme të energjisë dhe ushqimeve, mbeti i qëndrueshëm në 2.9%, duke nënvizuar presionet themelore të çmimeve që mbeten mbi objektivin prej 2% të bankës qendrore.
Në korrik 2024, kontribuesit kryesorë në normën vjetore të inflacionit të eurozonës ishin shërbimet (1,82 pikë përqindje), të ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (0,45 pikë përqindje), mallrat industriale joenergjetike (0,19 pikë përqindje) dhe energjia (0,12) pikë përqindjeje).
Ndër vendet anëtare të eurozonës, Finlanda (0.5%), Letonia (0.8%) dhe Danimarka (1.0%) regjistruan normat vjetore më të ulëta të inflacionit. Nga ana tjetër, Rumania (5.8%), Belgjika (5.4%) dhe Hungaria (4.1%) panë normat më të larta.
Banka Qendrore Evropiane raportoi se llogaria rrjedhëse e eurozonës regjistroi një suficit prej 51 miliardë euro në qershor 2024, më i larti i regjistruar ndonjëherë, nga 38 miliardë euro në muajin e kaluar.
Gjatë 12 muajve deri në qershor 2024, suficiti arriti në 370 miliardë euro (2.5% e PBB-së së zonës së euros), një rritje e konsiderueshme nga 30 miliardë euro (0.2%) një vit më parë.
Euro ruajti fuqinë e saj në 1,1080 kundrejt dollarit amerikan, në nivelin më të lartë që nga fundi i dhjetorit. Monedha ka shënuar rritje në pesë nga gjashtë seancat e fundit, të nxitura edhe nga pritshmëritë se Rezerva Federale së shpejti mund të fillojë uljen e normave të interesit.
Sondazh

Britania lëshon satelitin e parë ushtarak - Pajisja do të përdoret për të identifikuar trupat në betejë
Kristi Ceta/SCAN Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar satelitin e parë të dedikuar për imazhet e Tokës. E quajtur Tyche, anija kozmike do të......

Çmimet u rritën me 2.5% edhe në korrik - Sipas metodës së Eurostat. Ndikimin kryesor, “shërbimet arsimore” e “ushqimet”
Lidion Kulla/SCAN Ecuria e inflacionit sipas metodologjisë së Eurostat ka qënë e qëndrueshme edhe gjatë muajit korrik. Ndryshimi vjetor i matur sipas......

Ujësjellësit, përmirësohen dy tregues - Uji pa të ardhura dhe arkëtimet, Balluku: Reforma në sektor po jep rezultate
Ola Mitre / SCAN Treguesit e ujit pa të ardhura dhe arkëtimeve për kompanitë e ujësjellësve kanë pësuar përmirësim për periudhën janar – korrik të......

Më shumë vizitorë shfrytëzuan hotelet për pushime - Rritet numri i netë qëndrimeve me rreth 37% krahasuar me vitin 2023
Xhorxhina Deda/SCAN Në gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i vizitorëve gjithsej u regjistrua në rreth 1 milionë, nga rreth 771 mijë që ishin në......

Sa konsumuan shqiptarët dhe turistët gjatë vitit? - Tatimi i paguar në 7-mujor rritet me 128 milionë euro
Elisabeta Dosku/ SCAN Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e......

Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë - Shkëmbimet tregtare me Serbinë, në “ngërç”. Shënojnë rënie në korrik
Xhorxhina Deda/SCAN Në muajin Korrik të këtij viti Shqipëria importoi mallra me vlerë rreth 85 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.1%. Kjo......

Ndriçim rrugor me panele diellore - Risia për rritjen e sigurisë në rrugë, akset ku do ndërhyhet
Ola Mitre / SCAN Disa akse rrugore do të jenë pjesë e investimit për rritjen e sigurisë në rrugë, teksa projekti përfshin edhe instalimin e ndriçimit......

Rritet interesi i bizneseve për markat dhe patentat - DPPI: Për 7-mujorin e këtij viti rezultuan mbi 1200 aplikime
Lidion Kulla/SCAN Aplikimet për regjistrimin kombëtar të markave tregtare dhe patentave kanë vijuar tendencën në rritje edhe gjatë këtij viti, duke i......