5 Mld euro për fabrikë mikroçipesh në Gjermani - Projekti i financuar nga BE synon të nisë prodhimin në vitin 2027

Kristi Ceta/arSCAN
Komisioni Evropian miratoi 5 miliardë euro ndihmë shtetërore për një fabrikë të re mikroçipesh në Dresden, Gjermani. Bëhet fjalë për Kompaninë Evropiane të Prodhimit të Gjysmëpërçuesve (ESMC).
Ky është subvencioni më i madh shtetëror i dhënë deri më tani sipas Aktit të çipeve të BE-së, dhe i pari për Gjermaninë. inistri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck vlerësoi vendimin dhe tha se qeveria do të mbajë ritëm të shpejtë për projektin, i cili synon të nisë prodhimin në vitin 2027.
ESMC është një sipërmarrje e përbashkët e udhëhequr nga TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company), prodhuesi më i madh në botë i çipeve me kontratë, së bashku me prodhuesit evropianë të çipeve Bosch, Infineon dhe NXP, secila duke marrë 10% të aksioneve.
Ndërtimi i objektit të Dresdenit parashikohet të kushtojë 10 miliardë euro në total. “Çdo klient, duke përfshirë aksionerët e tjerë përveç TSMC, mund të bëjë porosi për prodhimin e çipeve të veçantë”, u shpreh Komisioni në deklaratë.
Edhe pse fabrika nuk do të prodhojë gjenerata të çipeve aq të avancuara sa ato që përdoren në telefonat apo për inteligjencën artificiale, ajo do të shtojë kapacitetin për automobilat dhe aplikimet e tjera industriale kyçe për prodhimin evropian.
Sondazh

Kriza e strehimit në Evropë - Çmimet e banesave janë rritur me 48% që nga 2010
Kristi Ceta/SCAN Kriza e banesave po shfaqet si një problem madhor në të gjithë Evropën. Midis 2010 dhe fundit të 2023, qiratë mesatare në BE u rritën......

Inflacioni i Eurozonës rritet në korrik - Euro fiton terren ndaj dollarit amerikan
Kristi Ceta/SCAN Inflacioni i Eurozonës u konfirmua 2.6% në korrik, nga 2.5% që ishte në qershor. Rritja e inflacionit, së bashku me pritjet për ulje......

Britania lëshon satelitin e parë ushtarak - Pajisja do të përdoret për të identifikuar trupat në betejë
Kristi Ceta/SCAN Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar satelitin e parë të dedikuar për imazhet e Tokës. E quajtur Tyche, anija kozmike do të......

Çmimet u rritën me 2.5% edhe në korrik - Sipas metodës së Eurostat. Ndikimin kryesor, “shërbimet arsimore” e “ushqimet”
Lidion Kulla/SCAN Ecuria e inflacionit sipas metodologjisë së Eurostat ka qënë e qëndrueshme edhe gjatë muajit korrik. Ndryshimi vjetor i matur sipas......

Ujësjellësit, përmirësohen dy tregues - Uji pa të ardhura dhe arkëtimet, Balluku: Reforma në sektor po jep rezultate
Ola Mitre / SCAN Treguesit e ujit pa të ardhura dhe arkëtimeve për kompanitë e ujësjellësve kanë pësuar përmirësim për periudhën janar – korrik të......

Më shumë vizitorë shfrytëzuan hotelet për pushime - Rritet numri i netë qëndrimeve me rreth 37% krahasuar me vitin 2023
Xhorxhina Deda/SCAN Në gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i vizitorëve gjithsej u regjistrua në rreth 1 milionë, nga rreth 771 mijë që ishin në......

Sa konsumuan shqiptarët dhe turistët gjatë vitit? - Tatimi i paguar në 7-mujor rritet me 128 milionë euro
Elisabeta Dosku/ SCAN Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e......

Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë - Shkëmbimet tregtare me Serbinë, në “ngërç”. Shënojnë rënie në korrik
Xhorxhina Deda/SCAN Në muajin Korrik të këtij viti Shqipëria importoi mallra me vlerë rreth 85 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.1%. Kjo......