Europa Postuar më 21 Gusht 2024, 12:38

Kriza e strehimit në Evropë - Çmimet e banesave janë rritur me 48% që nga 2010

Nga SCAN TV
Kriza e strehimit në Evropë - Çmimet e banesave janë

Kristi Ceta/SCAN

 

Kriza e banesave po shfaqet si një problem madhor në të gjithë Evropën. Midis 2010 dhe fundit të 2023, qiratë mesatare në BE u rritën me pothuajse 23% dhe çmimet e shtëpive me pothuajse 48%, duke çuar në protesta në shumë qytete.

Problemi i strehimit deri më tani nuk ka qenë prioritet në diskutimet e Bashkimit Evropian, pavarësisht presioneve. Por institucioni i lartë evropian mund të ndikojë përmes rregullimit financiar, ligjit të konkurrencës, efikasitetit të energjisë, standardeve rregullatore dhe të projektimit, politikës së kohezionit, veprimit klimatik, politikave urbane/rurale dhe sociale, sipas ekspertëve.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kur kërkonte rizgjedhjen muajin e kaluar, e vendosi fokusin te kriza e banesave. Ajo propozoi planin e parë evropian për strehim të përballueshëm dhe një komisioner përgjegjës për këtë fushë specifike.

Masat e von der Leyen përfshijnë një rishikim të rregullave të ndihmës shtetërore si dhe një propozim për t’i lejuar shtetet anëtare të dyfishojnë investimin e planifikuar të Politikës së Kohezionit në strehim të përballueshëm. Më shumë para do të vijnë dhe nga Fondi Social i Klimës, i cili do të mobilizojë të paktën 86.7 miliardë euro midis 2026 dhe 2032 për të mbështetur grupet më të cenueshme.

Mesatarisht në BE, 19.6% e të ardhurave të disponueshme të njerëzve u shpenzuan për strehim në vitin 2022, por për ata që konsiderohen në rrezik të varfërisë (me të ardhura të disponueshme nën 60% të të ardhurave mesatare kombëtare), kostot përbënin pothuajse 38%.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat