“Proces i përshpejtuar për integrimin në BE” - Komisioni i Stabilizim-Asociimit/ Hasani: Rajoni ka nevojë për vendimmarrje të guximshme

Shqipëria ka nevojë për për qasje që ndihmojnë në zhvillimin e një procesi më të besueshëm dhe më të parashikueshëm anëtarësimi në Bashkimin Europian, çka i shërben ruajtjes së ritmit të reformave, forcimit të mbështetjes qytetare ndaj procesit, por edhe përmbylljes në një kohë optimale të një procesi që vazhdon prej gati dy dekadash.
Kështu është shprehur Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili mori pjesë në takimin e 17-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ministri Hasani ku vlerësoi mbështetjen institucionale që Parlamenti Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, për përparimin në rrugën e integrimit evropian.
“Vlerësoj faktin që BE-ja e ka shtuar fokusin e saj tek gjeopolitika dhe elementi i sigurisë, sidomos pas vendimeve që e kanë përforcuar perspektivën evropiane të vendeve të Partneritetit Lindor, por nga ana tjetër shprehh keqardhjen që Këshilli i Dhjetorit të vitit 2023 nuk arriti t’i përgjigjet pozitivisht pritshmërive të Shqipërisë për të hedhur hapin më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit, nisjen e negociatave për grupkapitullin e “themeloreve”. Realitetet gjeopolitike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë sjellë nevojën për vendimmarrje të guximshme, të pandikuara nga përpjekjet për politizim të procesit për interesa të momentit”.
Gjatë takimit u diskutua rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga Komisioni Evropian, si mjeti më efikas me të cilin rajoni do të filloje të përfitojë gradualisht akses më të zgjeruar në tregun e vetëm të BE-së, si dhe do të zvogëlojë hendekun zhvillimor ekonomik mes tij dhe BE-së.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Reshje bore e ngrica në veri e juglindje - Në malin e Korabit orteku zë dy turistë nga Zvicra!
Vendi është përfshirë nga reshje bore dhe temeperatura të ulëta disa gradë nën zero duke krijuar vështirësi në lëvizje kryesisht në veri e juglindje. Në Qarkun......

Ndryshime në procedurat tenderuese - Përjashtohen operatorët që s’deklarojnë pronarin përfitues. Futet inteligjenca artificiale
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat nisi shqyrtimin e ndryshimeve në ligjin “Për prokurimin publik”, i cili sjell një sërë risish për procedurat......

Menaxhimi i burimeve ujore - Qeveria harton ligj të ri. Detyrim për plotësimin e kushteve të integrimit në BE
Menaxhimi i burimeve ujore do të kryhet përmes një ligji tërësisht të ri, teksa në Kuvend ka mbërritur drafti i propozuar nga qeveria. Sipas relacionit......

Konkurrencë e lartë, bankat lehtësojnë kredinë për banesa - Përmirësohet perceptimi për aftësinë paguese dhe punësimin e blerësve
Kredia për banesa vijon të mbetet një prej produketeve më të pëlqyera nga sistemi bankar, i cili ka lehtësuar standartet e miratimit të huave të reja, gjë që......

Pastrimi i parave, inspektime të paparalajmëruara biznesit - Drejtoria e Parandalimit kthehet në Agjenci të Inteligjencës Financiare
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave është kthyer në Agjenci të Inteligjiencës Financiare, ndërkohë që ndryshime të dukshme kanë......

Shqiptarët bëhen më “mishngrënës” - Importi regjistroi rekord në vitin 2023. Brazili dhe Greqia, partnerët kryesorë
Nga të dhënat e “Institutit të Statistikave”, mbi treguesit e tregtisë së jashtme, del në pah se vlera e importeve të mishit për vitin 2023 arriti në 8......

A jemi gati për taksa turistike? - Eksperti: Është nevojë emergjente. Po rritemi masivisht me vizitorë
Turizmi për vitin që lamë pas, ishte kryefjalë në vendin tonë. Por duke parë nga ana tjetër, shërbimet hoteliere pasqyruan më pak se çka u frekuentua, e......

Nafta tregtohet pranë 78 USD - Ngadalësimi i kërkesës zbeh efektet e tensioneve gjeopolitike
Nafta po gjendet nën presion, gjatë sesionit të sotëm, pasi shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës globale kanë zbehur tensionet gjeopolitike në Lindjen e......