Menaxhimi i burimeve ujore - Qeveria harton ligj të ri. Detyrim për plotësimin e kushteve të integrimit në BE

Menaxhimi i burimeve ujore do të kryhet përmes një ligji tërësisht të ri, teksa në Kuvend ka mbërritur drafti i propozuar nga qeveria. Sipas relacionit shoqërues, projektligji ka si qëllim mbrojtjen e burimeve ujore nëpërmjet ruajtjes, zhvillimit dhe përdorimit racional të tyre, si një gjë e nevojshme për jetën dhe zhvillimin social-ekonomik të vendit.
Në rast të arritjes së dakordësisë, dokumenti i propozuar do të realizojë objektivat e qeverisë në përgjigje të procesit të integrimit në BE, në kuadër të hapjes së negociatave dhe marrjen në konsideratë të rekomandimeve për kapitullin 27 të progres raporteve.
Po ashtu, synohet të realizohet adresimi i plotë të problematikave të identifikuara; reduktimi i fragmentimit institucional në sektorin e burimeve ujore, përcaktimi i standardeve mjedisore, kontrolli i shkarkimeve, etj.
Ndërkaq, zbatimi i projektligjit të propozuar do të shoqërohet me kosto shtesë për qeverinë, e lidhur kryesisht me shtimin e stafit të nevojshëm për disa nga institucionet që do të ngarkohen me zbatimin e tij, sikurse është Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Instituti i Gjeoshkencave, Instituti i Shëndetit Publik, etj. Për vitin 2024 kostot përllogariten në rreth 5.7 mld lekë ndërkohë që për vitin 2025, 5.6 mld lekë.
Sipas qeverisë, financimi për zbatimin e ligjit do të ndahet edhe me fondet e huaja, të parashikuara në kuadër të financimit në formë granti nga IPA III sikurse specifikohet në dokumentacionin e dakordësuar midis qeverisë shqiptare dhe BE-së. Ndërkohë që, edhe performanca e mbledhjes së të ardhurave nga tarifat e përdorimit të ujit në vitet e fundit ka pasur një trend të theksuar rritës krahasuar me vitet paraardhëse.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Konkurrencë e lartë, bankat lehtësojnë kredinë për banesa - Përmirësohet perceptimi për aftësinë paguese dhe punësimin e blerësve
Kredia për banesa vijon të mbetet një prej produketeve më të pëlqyera nga sistemi bankar, i cili ka lehtësuar standartet e miratimit të huave të reja, gjë që......

Pastrimi i parave, inspektime të paparalajmëruara biznesit - Drejtoria e Parandalimit kthehet në Agjenci të Inteligjencës Financiare
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave është kthyer në Agjenci të Inteligjiencës Financiare, ndërkohë që ndryshime të dukshme kanë......

Shqiptarët bëhen më “mishngrënës” - Importi regjistroi rekord në vitin 2023. Brazili dhe Greqia, partnerët kryesorë
Nga të dhënat e “Institutit të Statistikave”, mbi treguesit e tregtisë së jashtme, del në pah se vlera e importeve të mishit për vitin 2023 arriti në 8......

A jemi gati për taksa turistike? - Eksperti: Është nevojë emergjente. Po rritemi masivisht me vizitorë
Turizmi për vitin që lamë pas, ishte kryefjalë në vendin tonë. Por duke parë nga ana tjetër, shërbimet hoteliere pasqyruan më pak se çka u frekuentua, e......

Nafta tregtohet pranë 78 USD - Ngadalësimi i kërkesës zbeh efektet e tensioneve gjeopolitike
Nafta po gjendet nën presion, gjatë sesionit të sotëm, pasi shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës globale kanë zbehur tensionet gjeopolitike në Lindjen e......

Euro gjen stabilitet pranë 103.5 lekëve - Tregjet ndërkombëtare presin mbledhjet e BQE dhe Bankës së Turqisë
Tregu i brendshëm valutor e ka nisur edhe këtë javë në qëndrueshmëri, ndërsa vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës dhe paundit. Në këtë mënyrë, pas......

Bitcoin nuk ndal rënien, zbret poshtë 41,000 USD - Zbehet efekti i ETF-ve, tashmë vëmendja te “përgjysmimi”
Tregu i kriptomonedhave e ka nisur edhe këtë javë në rënie, me bitcoin që ka zbritur poshtë nivelit të 41,000 dollarëve, ndërsa vijon korrektimi i çmimeve që......

Kriza e sektorit të ndërtimit në Gjermani - Pritet të shkurtohen rreth 10 mijë vende pune
Shoqata e Industrisë së Ndërtimit të Gjermanisë – HDB, konfirmoi se ky sektor ekonomik pret të humbasë rreth 10 mijë vende pune. Për vite me radhë, industria e......