Shqiptarët bëhen më “mishngrënës” - Importi regjistroi rekord në vitin 2023. Brazili dhe Greqia, partnerët kryesorë
Nga të dhënat e “Institutit të Statistikave”, mbi treguesit e tregtisë së jashtme, del në pah se vlera e importeve të mishit për vitin 2023 arriti në 8 miliardë lekë, ose 77 milionë euro. Krahasuar me vitin 2022, rezulton se kemi importuar rreth 9.2% më shumë produkte të mishit në vitin 2023.
Shifrat tregojnë se viti 2023 regjistron rekord të importit të mishit që nga viti 2005, viti i fundit për të cilin INSTAT disponon të dhëna. Nga shifrat e përpunuara viti i dytë me vlerën më të lartë të importit të mishit është viti 2011-të dhe ndiqet nga viti 2012-të.
Por cilat janë vendet partnere që na furnizojnë me mish? Sipas të dhënave, në vitin që lamë pas, pra në vitin 2023, kemi marrë mish nga 42 vende, ku peshën më të madhe e ka Brazili. Në vlerë nominale, 35% e importit të mishit është nga Brazili, 12.9% e ka origjinën nga Greqia, 12.8% nga Shetet e Bashkuara të Amerikës dhe 20.7% nga Italia.
Më pas në renditje ndjek Paraguai, Kosova, Holanda, Gjermania, Polonia dhe Franca, e cila mbyll 10 partnerët kryesorë. Nëse do të flasim në vlerë absolute, importi i mishit me Brzailin arrin në 2.8 miliardë lekë, ndërkohë me Greqinë llogaritet në rreth 1 miliardë lekë.
Nga shifrat e përpunuara nga ‘Scan Intel’ vihet re se krahasuar me vitin 2022, është rritur importi i mishit me Brazilin, ndërkohë ka rënë importi me Greqinë dhe Shtetet e Bashkuara të Ametikës. Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse flasim për importin e kafshëve të gjalla shohim se Rumania, Greqia dhe Hungaria janë partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.
Në Shqipëri konsumi i mishit përfaqëson plot 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sinjalizojnë shifrat nga Eurostat, të analizuara dhe përpunuara më herët nga `Scan Intel`. Kjo normë e vendos vendin tonë në vend të parë të padiskutueshëm dhe pa rivalë të tjerë në Europë.
Mesatarja e Bashkimit Europian sa i përket peshës që përfaqëson konsumi i mishit në raport me ekonominë fiksohet pranë vetëm 1.5%. Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave në një vit shqiptarët konsumojnë rreth 1 miliard euro mish.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

A jemi gati për taksa turistike? - Eksperti: Është nevojë emergjente. Po rritemi masivisht me vizitorë
Turizmi për vitin që lamë pas, ishte kryefjalë në vendin tonë. Por duke parë nga ana tjetër, shërbimet hoteliere pasqyruan më pak se çka u frekuentua, e......

Nafta tregtohet pranë 78 USD - Ngadalësimi i kërkesës zbeh efektet e tensioneve gjeopolitike
Nafta po gjendet nën presion, gjatë sesionit të sotëm, pasi shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës globale kanë zbehur tensionet gjeopolitike në Lindjen e......

Euro gjen stabilitet pranë 103.5 lekëve - Tregjet ndërkombëtare presin mbledhjet e BQE dhe Bankës së Turqisë
Tregu i brendshëm valutor e ka nisur edhe këtë javë në qëndrueshmëri, ndërsa vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës dhe paundit. Në këtë mënyrë, pas......

Bitcoin nuk ndal rënien, zbret poshtë 41,000 USD - Zbehet efekti i ETF-ve, tashmë vëmendja te “përgjysmimi”
Tregu i kriptomonedhave e ka nisur edhe këtë javë në rënie, me bitcoin që ka zbritur poshtë nivelit të 41,000 dollarëve, ndërsa vijon korrektimi i çmimeve që......

Kriza e sektorit të ndërtimit në Gjermani - Pritet të shkurtohen rreth 10 mijë vende pune
Shoqata e Industrisë së Ndërtimit të Gjermanisë – HDB, konfirmoi se ky sektor ekonomik pret të humbasë rreth 10 mijë vende pune. Për vite me radhë, industria e......

“Lufta” italo-greke për rrjetet e energjisë - Interkoneksioni i Egjiptit me Europën, lakmohet nga të dy vendet
Greqia po pretendon një rol udhëheqës në tranzicionin energjetik të Europës dhe po rrit shpejtësinë për të dalë e para në garën e ndërlidhjeve ndërkombëtare,......

Një britanik ka humbur mbi 10 mijë paund që nga 2010 - Shkaku kryesor, varësia nga industria e karburanteve fosile
Popullsia në qytetin e Aberdeen në Verilindje të Skocisë është 45.000 paund më e varfër që nga viti 2010, pasi regjistroi performancën më të keqe të rritjes në......

374,2 mln euro dërgesa emigrantësh në Kosovë - Por, ngadalësimi i Eurozonës pritet të tkurrë remitancat
Vlera e dërgesave të emigrantëve në Kosovë, llogaritet të ketë arritur në 374.2 milionë euro gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar me një rritje prej......