Një britanik ka humbur mbi 10 mijë paund që nga 2010 - Shkaku kryesor, varësia nga industria e karburanteve fosile

Popullsia në qytetin e Aberdeen në Verilindje të Skocisë është 45.000 paund më e varfër që nga viti 2010, pasi regjistroi performancën më të keqe të rritjes në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dekadës së fundit, sipas një raporti që ekspozon rreziqet e varësisë nga industria e karburanteve fosile në mes të krizës klimatike.
Organizata “Qendra për Qytetet” tha se kryeqyteti skocez i naftës dhe gazit kishte shënuar humbjen më të madhe në 63 qytete të Mbretërisë së Bashkuar që ishin analizuar. Aberdeen ishte një nga vendet më të zhvilluara në Britani pas një boom-i të industrisë së energjisë në vitet 2000, me rreth 1/3 e vendeve të punës në bazën e saj të eksportit e lidhur drejtpërdrejt me naftën dhe gazin.
Megjithatë, qyteti i granitit ka vuajtur gjatë dekadës së fundit nga një rënie e sektorit të energjisë në mes të revolucionit të naftës në SHBA, duke theksuar rreziqet e të qenit i varur nga një industri e ekspozuar ndaj ndryshimeve globale gjithnjë e më të paqëndrueshme.
“Qendra për Qytetet” tha se progresi i pakët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që kur konservatorët erdhën në pushtet në vitin 2010 i kishte lënë njerëzit me 10.200 paund më pak për të shpenzuar, ose kursyer mesatarisht sesa nëse ekonomia do të ishte rritur në tendencat e para 2010-ës.
Megjithatë, kishte dallime në madhësinë e mungesës për disa qytete dhe Aberdeen kishte përjetuar një mungesë katër herë më shumë të madhe se mesatarja kombëtare.
Duke theksuar tendencat e lulëzimit dhe rënies së Aberdeen-it, raporti tha se të ardhurat bruto të disponueshme për frymë në qytet ishin mesatarisht 45.240 paund më të ulëta sesa do të kishte qenë nëse ekonomia lokale do të kishte vazhduar të rritej me ritmin e parë midis 1998-ës dhe 2010-ës.
Raporti zbuloi se ndërsa rreth 9.000 vende pune ishin humbur në zonat e lidhura me naftën dhe gazin, kjo ka të ngjarë të ketë ndikuar në sasinë e parave të shpenzuara në qytet duke dëmtuar dhe zona të tjera. Qyteti pësoi një rënie prej 30% të vendeve të punës me pakicë, krahasuar me një rënie prej 6% në shkallë kombëtare. Çmimet e shtëpive janë goditur gjithashtu, me çmime vetëm 3.4% më të larta në 2022 se në 2010-ën, krahasuar me një rritje prej 50% në nivel kombëtar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

374,2 mln euro dërgesa emigrantësh në Kosovë - Por, ngadalësimi i Eurozonës pritet të tkurrë remitancat
Vlera e dërgesave të emigrantëve në Kosovë, llogaritet të ketë arritur në 374.2 milionë euro gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar me një rritje prej......

FMN analizon Maqedoninë e Veriut - Vendi shënon rritje të qëndrueshmërisë ekonomike
Maqedonia e Veriut “kalon klasën” për sa i përket situatës ekonomike. Sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, autoritetet po përparojnë duke......

Plani i ri i BE-së i rritjes ekonomike, Rama në Shkup: Mundësi e madhe që vendet e BP nuk duhet ta humbasin!
Kryeministri i vendit Edi Rama në takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi......

Italia, rekord për numrin e radarëve të shpejtësisë - Të ardhurat nga gjobat u rritën 61.7%. Qytetarët: Po trajtohemi si bankomatë!
Italia ka numrin më të madh të radarëve të shpejtësisë të instaluara përgjatë rrugëve në krahasim me vendet e tjera të Europës. Vlerësimet e fundit, sipas......

A do të jetë së shpejti lëkura tradicionale një gjë e së kaluarës?
Industria e lëkurës po përballet me më shumë konsumatorë dhe kompani që kthehen drejt alternativave vegane, ndërkohë që shkencëtarët i afrohen më shumë......

Britania e Madhe, Italia, Gjermania: Cilat janë grevat e udhëtimeve të planifikuara për muajin janar?
Grevat janë një dukuri e rregullt në Europë, pasi punonjësit e ndalojnë punën e tyre për të luftuar për paga dhe kushte më të mira. Ndalimet/vonesat ndonjëherë......

Ministrja Denaj në Forumin Global të ministrave të Bujqësisë në Berlin: Thellojmë dialogun agro-politik
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj po merr pjesë në Forumin Global të Ministrave të Bujqësisë 2024, organizuar në Berlin. Denaj ndau në......

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore – Balluku publikon raportin mbi situatën për shkak të motit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar mbi gjendjen aktuale në vendin tonë......