Rajoni Postuar më 22 Janar 2024, 10:35

FMN analizon Maqedoninë e Veriut - Vendi shënon rritje të qëndrueshmërisë ekonomike

Nga SCAN TV
FMN analizon Maqedoninë e Veriut - Vendi shënon rritje të

Maqedonia e Veriut “kalon klasën” për sa i përket situatës ekonomike. Sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, autoritetet po përparojnë duke përfshirë forcimin e financave publike, uljen e subvencioneve të energjisë, adresimin e inflacionit të lartë dhe sigurimin e stabilitetit financiar. Konsolidimi fiskal i planifikuar për vitin 2024 synon të sjellë deficitin buxhetor më afër kufirit prej 3% të PBB-së.

FMN vëren se aktiviteti ekonomik në vitin 2023 u nxit nga eksportet e forta dhe importet e reduktuara të energjisë dhe pritet të forcohet në vitin 2024. Rritja e planifikuar e investimeve publike, veçanërisht fillimi i projekteve infrastrukturore të Korridoreve 8 dhe 10d, do të mbështesë më tej rimëkëmbjen ekonomike. Megjithëse inflacioni mbetet një sfidë, ai është zbutur ndjeshëm për shkak të çmimeve më të ulëta globale të energjisë dhe ushqimeve, shoqëruar me shtrëngimin monetar.

Një bilanc i përmirësuar i tregtisë së jashtme, pjesërisht i atribuar rënies së mprehtë të çmimeve globale të energjisë, së bashku me investimet e qëndrueshme të huaja direkte, mban rezerva të përshtatshme ndërkombëtare.

Gjithashtu, qeveria konsiderohet të ketë përmbushur objektivin e saj të deficitit në vitin 2023 dhe së fundmi ka miratuar një sërë masash të forta që do të reduktojnë subvencionet e energjisë.

Sipas FMN, Banka Qendrore ka shtrënguar ndjeshëm politikën monetare, që ka ndikuar në uljen e inflacionit dhe ndihmuar në stabilizimin e tregut valutor. Në këtë kuadër, rezervat u rritën në vitin 2023 dhe mbeten në nivele të shëndosha ndërsa sektori financiar është fitimprurës, likuid dhe i mirëkapitalizuar.

Dorina Kurtaj/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat