Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore – Balluku publikon raportin mbi situatën për shkak të motit

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar mbi gjendjen aktuale në vendin tonë pas ndryshimit të kushteve atmosferike.
“Vendi ynë, prej mbrëmjes së djeshme, është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore, shoqëruar edhe me erëra të forta. Për menaxhimin e situatës në terren janë angazhuar me kapacitete të plota të gjitha strukturat të cilat janë nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë” njofton Balluku.
Akset rrugore
Intensiteti i lartë i reshjve të dëborës ka krijuar vështirësi në disa prej akseve rrugore. Në Rrugën e Arbrit po punojnë 5 borëpastruese. Në pjesën e bypass-it të Murrizit rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të vështirësive në qarkullim. Edhe në rrugën e Kombit, pavarësisht reshjeve të dëborës, vijon qarkullimi i automjeteve. Në segmented Peshkopi-Maqellarë dhe Ulëz-Burrel vazhdojnë reshjet e dëborës. Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje dhe segmentet janë të hapura. Në akset Vau Dejës-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore. Po punohet me 4 borëpastruese. Qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, veçanërisht në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi era e fortë përhap dëborën nga bankina në rrugë. Edhe në akset Qafë Plloçë-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet, po punohet me borëpastruese për pastrimin e tyre. Qarkullimi vijon normalisht. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë në të gjitha zonat ku janë regjistruar reshje dëbore.
Furnzimi me energji elektrike
Mbi 1500 punonjës janë angazhuar në terren në të gjithë vendin nga ana e OSSH për menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen në një kohë sa më të shpejtë për çdo problematikë. Prioritet mbetet furnizimi me energji elektrike i objekteve të rëndësisë së veçantë. Si pasojë e motit janë 37 fidera jashtë pune. Situata më e rënduar me defekte konstatohet në rajonin e Burrelit, Shkodrës dhe Kukësit, ku stakimi i energjisë ka ardhur si pasojë e këputjes së përcjellësave, thyerjes së izolatorëve apo dëmtimi i kabllove. Defektet më së shumti janë evidentuar në zonat e thella rurale ku linjat janë ajrore. Me gjithë vështirësitë e motit po vijon puna për riparimin e tyre. Gjithashtu, ka pësuar defekt edhe një prej fiderave të nënstacionit Lezhë, i cili furnizon me energji elektrike Hidrovorin Gocaj dhe Fideri 7 N/St Lezhë që furnizon me energji elektrike hidrovorin Grykëzezë. Të gjitha linjat 35Kv, si dhe fiderat e tjerë dalës 20/10/6 KV që furnizojnë hidrovorët janë në skemë normale të furnizimit me energji elektrike. Prej mëngjesit të sotëm, si pasojë e erës së fortë, janë stakuar linja 400 kV Tirana 2 - Podgoricë dhe Tirana 2-Koman, pa ndikim tek konsumatorët. Situata në kaskadën e Drinit paraqitet normale.
Furnizimi me ujë të pijshëm
Situata e furnizimit me ujë paraqitet normale dhe pa problematika. Edhe impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura janë në funksion të plotë dhe nuk janë raportuar problematika. Të gjitha ekipet e shoqërive rajonale UK janë në gatishmëri.
Portet dhe aeroportet
Në Portin e Durrësit situata oparaqitet normale. Tragetet kanë mbërritur në kohë dhe në terminalet portuale vijon pa ndërprerje përpunimi i mallrave. Edhe në Portin e Vlorës nuk raportohen problematika. Lëvizja e tragetit ka vijuar sipas orarit të parashikuar. Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka vijuar punën normalisht pa vonesa apo anulime. Edhe në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit nuk janë evidentuar problematika.
SCAN
Sondazh

120 mijë milioner në emigrim masiv – Kush janë vendet që po lëvizin?
Sipas një studimi nga Henley Global Citizens Report, rreth 120,000 milionerë u shpërngulën në një vend të ri në vitin 2023. Jo vetëm kaq, por numri mund të......

Burimet natyrore që pothuajse janë varfëruar – Edhe sa vite mbeten nga shterimi i tyre
Në jetën tonë të përditshme ne përdorim burimet natyrore për të mbështetur përparimet e jetës moderne, por disa janë të fundme dhe nuk mund të rigjenerohen në......

Sipërmarrësi i kriptove akuzohet për mashtrimin e investitorëve përmes një skeme marketingu prej 150 milionë dollarë!
Prokurorët federalë njoftuan të premten akuza kundër një biznesmeni gjerman, duke pretenduar se ai mashtroi investitorët për më shumë se 150 milionë dollarë në......

Kaos në trafik dhe bllokime rrugësh në të gjithë Europën si pasojë e reshjeve të dendura të borës!
Europa jugore, nga perëndimi në lindje, po vuan nga stuhitë e forta të borës. Në Spanjë, disa autostrada kryesore u mbyllën pasi shumë provinca, duke......

A është zgjerimi lindor i Europës i mirë për biznesin?
Pothuajse njëzet vjet pas shpërthimit të madh të zgjerimit të Bashkimit Europian në vitin 2004, ambicia e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj, të pezulluar......

9 destinacione të nënvlerësuara që do të jenë të njohura këtë vit!
Këtu janë disa pika unike që udhëtarët po interesohen për vitin 2024 sipas një specialiste udhëtimesh. Belize Vendi i vogël i Amerikës Qendrore është......

Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa - Shumë miliarderë si ai janë dakord!
Bill Gates dëshiron që individët ultra të pasur të paguajnë më shumë taksa dhe tani një kor në rritje miliarderësh po bien dakord. Në forumin e tij vjetor "Ask......

Shkodra dhe Dibra përfshihen nga reshje të dendura dëbore – Bllokohen akset rrugore Bogë-Qafë Thore dhe bypass-i Qafë Murrizë
Policia e Shkodrës njofton se Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sipas njoftimit......