Shkodra dhe Dibra përfshihen nga reshje të dendura dëbore – Bllokohen akset rrugore Bogë-Qafë Thore dhe bypass-i Qafë Murrizë

Policia e Shkodrës njofton se Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sipas njoftimit si pasojë, aksi rrugor Bogë-Qafë Thore, është bllokuar dhe aktualisht borëpastrueset po punojnë për hapjen e këtij aksit.
Në njoftim gjithashtu bëhet me dije se:
- Aksi rrugor Kir-Mali i Shoshit i kalueshëm me zinxhirë.
- Aksi rrugor Pukë – Fushë Arrëz i kalueshëm me zinxhirë.
- Aksi rrugor Fushë Arrëz- Iballë është i bllokuar.
- Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë- lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.
Po kështu edhe Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë, është bllokuar por edhe aty aktualisht borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet.
Ndërkaq Policia Rrugore njofton se:
- Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë.
- Peshkopi-Kala e Dodës - Kukës lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.
- Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore njoftojnë se ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
E . S / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Më shumë fonde për PPP-të në shëndetësi - Rritet lehtë financimi i spitaleve nga FSDKSH. Më pak para’ për QSUNT-në
Buxheti për financimin e spitaleve nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka pësuar rritje të lehtë për vitin 2024, në raport me vitin që......

Japonia bën histori si vendi i pestë që zbarkon në Hënë!
Japonia u bë vendi i pestë në histori që arriti në Hënë kur anija e saj kozmike u ul në sipërfaqen hënore herët të shtunën, thanë zyrtarët. Por një problem me......

Regjistër për familjet e pastreha në gjithë territorin - Do të krijohet baza e të dhënave në nivel kombëtar dhe vendor për strehimin social
Viti 2024 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme sa i përket strehimit social në vend. Brenda shtatorit Këshilli i Ministrave do ketë gati kuadrin ligjor......

Çfarë do ndryshojë konkretisht kur Rumania dhe Bullgaria t’i bashkohen zonës Shengen?
Që nga 31 marsi i këtij viti, Rumania dhe Bullgaria do t'i bashkohen zonës Shengen, e cila lejon lëvizjen e lirë midis vendeve anëtare për 400 milionë......

Biznesi kërkon kredi për investime - Bankat perceptojnë risk më të ulët, konkurrenca e lartë lehtëson kreditimin
Biznesi ka shtuar kërkesën për kredi gjatë tremujorit të fundit të vitit që sapo lamë pas, ndërkohë që bankat kanë qenë shumë të kujdesshme lidhur me risqet që......

“Mbështetja për fermerët, jo produktive” - Rrapaj: Të ndryshojë skema, financim për njësi
Muajin e ardhshëm pritet të hapen aplikimet e fermerëve për të përfituar nga subvencionet në bujqësi të administruara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe......

SHBA, punëtorët ndjekin kurse për sjelljen - 60% e bizneseve punësojnë ekspertë për të mësuar sjelljen e mirë
Kthimi në zyrë, pas pandemisë, duket se po i gjen punëtorët të papërgatitur. Pasi kanë kaluar vitet e fundit duke punuar nga shtëpia me pizhame, shumë prej......

Izraeli përqendron forcat në nxjerrjen e gazit - Dritë jeshile për fushën Katlan. 31 miliardë metra kub gaz natyror
Qeveria e Izraelit ka miratuar fazën e parë të planit të zhvillimit për fushën në det të hapur Katlan. Fusha Katlan, që mund të përdoret gjithashtu për eksport......