Shqipëria Postuar më 22 Janar 2024, 10:34

Plani i ri i BE-së i rritjes ekonomike, Rama në Shkup: Mundësi e madhe që vendet e BP nuk duhet ta humbasin!

Nga SCAN TV
Plani i ri i BE-së i rritjes ekonomike, Rama në Shkup: Mundësi e

Kryeministri i vendit Edi Rama në takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes të Komisionit Europian përcolli mesazhin se Shqipëria dhe vendet e tjera të BE-së duhet të ndërmarrin hapa të mëdha për t’u afruar sa më shumë me BE-në.

“Ky është vërtet një takim shumë i rëndësishëm sepse jemi këtu për të ndarë mendimet tona përpara përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe administratës amerikane për hapat madhorë që mund dhe duhet të ndërmarrim për t’u afruar më shumë me Bashkimin Europian”, tha ai.

Ai tha se bëhet fjalë për planin e ri të rritjes ekonomike të BE dhe integrimin në tregun e përbashkët që deri tani ka qenë e mundur vetëm për vendet që kanë qenë të anëtarësuar në BE.

Rama e cilësoi këtë si ndryshim dhe mundësi e madhe që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet ta humbin.

Kjo është arsyeja pse është thelbësore që ne duhet të përpiqemi të punojmë të gjithë së bashku, të gjashtë vendet e Ballkanit. Është e domosdoshme që të vendosim qytetarët të parët, dhe të lëmë pas politikën dhe historinë për të ardhmen, sepse çfarëdo që bëjmë dhe ta bëjmë në kohën e duhur, muajt e ardhshëm do të përcaktojë mënyrën se si vendet tona do të duken në fund të kësaj dekade”, tha Rama.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat