Shqipëria Postuar më 20 Janar 2024, 17:51

Ministrja Denaj në Forumin Global të ministrave të Bujqësisë në Berlin: Thellojmë dialogun agro-politik

Nga SCAN TV
Ministrja Denaj në Forumin Global të ministrave të

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj po merr pjesë në Forumin Global të Ministrave të Bujqësisë 2024, organizuar në Berlin.

Denaj ndau në rrjete sociale foton familare me pjesëmarrësit e nivelit të lartë në këtë takim, teksa theksoi rolin e rëndësishëm të këtij Forumi, në vendimarrje të veçantë nga partnerët gjermanë dhe Komisioni Evropian të cilët ndërveprojnë me ne, në mënyrë konstruktive për të shtyrë përpara axhendën e integrimit në BE në bujqësi.

“GFFA 2024 një forum që mblodhi në Berlin 70 ministra Bujqësie dhe Ushqimi, si dhe rreth 2000 politikëbërës, shkencëtarë, drejtues biznesi dhe anëtarë të shoqërisë civile, që synoi thellimin dhe forcimin e dialogut agro-politik”, deklaroi Denaj.

Ministrja tha se, ky takim i rëndësishëm shërbeu për të intensifikuar më tej marrëdhëniet me homologët ministra, politikat bujqësore dhe mbi sistemet ushqimore të së ardhmes për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.

Ministeriali i Bujqësisë në Berlin, nënvizoi bashkëpunimin në politika për nxitjen e teknologjive bujqësore që forcojnë prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat