374,2 mln euro dërgesa emigrantësh në Kosovë - Por, ngadalësimi i Eurozonës pritet të tkurrë remitancat

Vlera e dërgesave të emigrantëve në Kosovë, llogaritet të ketë arritur në 374.2 milionë euro gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar me një rritje prej 7.2% në bazë vjetore.
Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, remitancat në Kosovë vijojnë të vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që përbëjnë rreth 55% të totalit, ndjekur nga SHBA dhe vendet e tjera të Eurozonës.
Dërgesat e emigrantëve sipas kanaleve formale (bankat dhe institucionet e tjera) kanë shënuar rritje në vlerë prej 11.5 milionë euro, ndërsa është shënuar rritje prej 13.6 milionë euro në dërgesat përmes kanaleve joformale.
Duke konsideruar që pjesa me e madhe e remitancave jane me origjinë nga vendet e Eurozonës, rreth 60% e tyre, Banka Qendrore parashikon se ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në Eurozonë dhe pasiguritë e rritura mund të kenë implikime mbi këtë zë të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
Nga ana tjetër, investimet e huaja direkte gjatë tremujorit të tretë 2023 rezultojnë të kenë shënuar rënie prej 14.5%, duke arritur vlerën prej 245.2 milionë euro. Rënia është evidentuar kryesisht në pasuritë e paluajtshme, që mbetet sektori kryesor në këtë drejtim, me 6.2%, duke arritur vlerën prej 152.9 milionë euro. E kundërta ka ndodhur me aktivitetet e sigurimit dhe industrisë nxjerrëse, përfshirë guroret, ku është regjistruar rritje e investimeve të huaja direkte.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

FMN analizon Maqedoninë e Veriut - Vendi shënon rritje të qëndrueshmërisë ekonomike
Maqedonia e Veriut “kalon klasën” për sa i përket situatës ekonomike. Sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, autoritetet po përparojnë duke......

Plani i ri i BE-së i rritjes ekonomike, Rama në Shkup: Mundësi e madhe që vendet e BP nuk duhet ta humbasin!
Kryeministri i vendit Edi Rama në takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi......

Italia, rekord për numrin e radarëve të shpejtësisë - Të ardhurat nga gjobat u rritën 61.7%. Qytetarët: Po trajtohemi si bankomatë!
Italia ka numrin më të madh të radarëve të shpejtësisë të instaluara përgjatë rrugëve në krahasim me vendet e tjera të Europës. Vlerësimet e fundit, sipas......

A do të jetë së shpejti lëkura tradicionale një gjë e së kaluarës?
Industria e lëkurës po përballet me më shumë konsumatorë dhe kompani që kthehen drejt alternativave vegane, ndërkohë që shkencëtarët i afrohen më shumë......

Britania e Madhe, Italia, Gjermania: Cilat janë grevat e udhëtimeve të planifikuara për muajin janar?
Grevat janë një dukuri e rregullt në Europë, pasi punonjësit e ndalojnë punën e tyre për të luftuar për paga dhe kushte më të mira. Ndalimet/vonesat ndonjëherë......

Ministrja Denaj në Forumin Global të ministrave të Bujqësisë në Berlin: Thellojmë dialogun agro-politik
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj po merr pjesë në Forumin Global të Ministrave të Bujqësisë 2024, organizuar në Berlin. Denaj ndau në......

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore – Balluku publikon raportin mbi situatën për shkak të motit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar mbi gjendjen aktuale në vendin tonë......

120 mijë milioner në emigrim masiv – Kush janë vendet që po lëvizin?
Sipas një studimi nga Henley Global Citizens Report, rreth 120,000 milionerë u shpërngulën në një vend të ri në vitin 2023. Jo vetëm kaq, por numri mund të......