A jemi gati për taksa turistike? - Eksperti: Është nevojë emergjente. Po rritemi masivisht me vizitorë

Turizmi për vitin që lamë pas, ishte kryefjalë në vendin tonë. Por duke parë nga ana tjetër, shërbimet hoteliere pasqyruan më pak se çka u frekuentua, e kësisoj më pak taksa të vjela nga shteti për këto struktura.
Disa nga destinacionet turistike në botë, po aplikojnë taksa të reja turistike, kjo për arsyen e vetme që të mbajnë nën kontroll numrin e vizitorëve pasi mbetjet turistike e lëna pas, ndikojnë në krizën klimatike.
Por, a është Shqipëria një vend që duhet të aplikojë taksa turistike?
Ferjolt Ozuni Ekspert Turizmi: “Ne jemi një nga të paktat vende në Europë për të cilat ende nuk kemi taksa për turistët dhe taksa për shërbimet turistike. E kemi parë gjithmonë si një pengesë krijimin e këtyre taksave apo taksimin e turistëve, por që teknikisht është një nevojë tashmë emergjente për të pasur taksa të kësaj natyre. Është një vend i cili po rritet masivisht në numër turistësh nga viti në vit dhe dhe me këtë lloj rritje edhe me këtë tipologji turizmi, e vetmja mënyrë që ne mund të rikuperojmë sadopak nga dëmet që i krijohet infrastrukturës turistike , por jo vetëm, është që të taksojmë sadopak në çfarëdo lloj mënyre turistët.”
Eksperti Ozuni shprehet se si do të ndikojë kjo taksë turistike në raport me turistët në rast se do të aplikohet.
“Nuk besoj se do të ketë ndonjë impakt negativ imponimi I taksës turistike në paketat turistike në Shqipëri, sepse kur flasim për taksë turistike dhe taksë turisti flasim për vlera të vogla."
Disa nga vendet që pritet të vendosin taksa të reja turistike për 2024 janë Barcelona, Bali, Venecia dhe disa shtete si Gjermania, Greqia, Holanda, apo Hungaria.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Nafta tregtohet pranë 78 USD - Ngadalësimi i kërkesës zbeh efektet e tensioneve gjeopolitike
Nafta po gjendet nën presion, gjatë sesionit të sotëm, pasi shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës globale kanë zbehur tensionet gjeopolitike në Lindjen e......

Euro gjen stabilitet pranë 103.5 lekëve - Tregjet ndërkombëtare presin mbledhjet e BQE dhe Bankës së Turqisë
Tregu i brendshëm valutor e ka nisur edhe këtë javë në qëndrueshmëri, ndërsa vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës dhe paundit. Në këtë mënyrë, pas......

Bitcoin nuk ndal rënien, zbret poshtë 41,000 USD - Zbehet efekti i ETF-ve, tashmë vëmendja te “përgjysmimi”
Tregu i kriptomonedhave e ka nisur edhe këtë javë në rënie, me bitcoin që ka zbritur poshtë nivelit të 41,000 dollarëve, ndërsa vijon korrektimi i çmimeve që......

Kriza e sektorit të ndërtimit në Gjermani - Pritet të shkurtohen rreth 10 mijë vende pune
Shoqata e Industrisë së Ndërtimit të Gjermanisë – HDB, konfirmoi se ky sektor ekonomik pret të humbasë rreth 10 mijë vende pune. Për vite me radhë, industria e......

“Lufta” italo-greke për rrjetet e energjisë - Interkoneksioni i Egjiptit me Europën, lakmohet nga të dy vendet
Greqia po pretendon një rol udhëheqës në tranzicionin energjetik të Europës dhe po rrit shpejtësinë për të dalë e para në garën e ndërlidhjeve ndërkombëtare,......

Një britanik ka humbur mbi 10 mijë paund që nga 2010 - Shkaku kryesor, varësia nga industria e karburanteve fosile
Popullsia në qytetin e Aberdeen në Verilindje të Skocisë është 45.000 paund më e varfër që nga viti 2010, pasi regjistroi performancën më të keqe të rritjes në......

374,2 mln euro dërgesa emigrantësh në Kosovë - Por, ngadalësimi i Eurozonës pritet të tkurrë remitancat
Vlera e dërgesave të emigrantëve në Kosovë, llogaritet të ketë arritur në 374.2 milionë euro gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar me një rritje prej......

FMN analizon Maqedoninë e Veriut - Vendi shënon rritje të qëndrueshmërisë ekonomike
Maqedonia e Veriut “kalon klasën” për sa i përket situatës ekonomike. Sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, autoritetet po përparojnë duke......