Europa Postuar më 22 Janar 2024, 13:06

Kriza e sektorit të ndërtimit në Gjermani - Pritet të shkurtohen rreth 10 mijë vende pune

Nga SCAN TV
Kriza e sektorit të ndërtimit në Gjermani - Pritet të

Shoqata e Industrisë së Ndërtimit të Gjermanisë – HDB, konfirmoi se ky sektor ekonomik pret të humbasë rreth 10 mijë vende pune. Për vite me radhë, industria e ndërtimit konsiderohej një nga shtyllat kryesore të ekonomisë gjermane, por për shkak të rënies së ndërtimit të banesave, kjo degë e ekonomisë e përballoi vitin 2024 në krizë dhe u bë problematike për ekonominë gjermane.

Sipas të dhënave të Shoqatës së industrisë së ndërtimit pritet që rreth 10.000 vende pune të shkurtohen në muajt e ardhshëm. Sipas saj shkak për mbylljen e vendeve të punës është kërkesa e dobët në sektorin e ndërtimit, pasi vitin e kaluar ka pasur rënie të shitjes së banesave me 12%. Ekspertët e sektorit shprehen se kur strehimi të fillojë të zgjerohet përsëri, do të mungojë çdo punëtor i kualifikuar që rrezikon të humbasë aktualisht vendin e punës.

Pa përfshirë energjinë dhe ndërtimin, prodhimi industrial u ul me 0.5 % nga tetori. Prodhimi i energjisë është rritur me 3.9 %, ndërsa prodhimi i ndërtimit është ulur me 2.9 %. Prodhimi i mallrave kapitale shënoi një rënie mujore prej 0.7 % dhe ai i mallrave të ndërmjetëm ra me 0.5 %. Prodhimi i mallrave të konsumit ra me 0.1 %. Në bazë vjetore, rënia e prodhimit industrial u thellua në 4.8 %.

Tendenca rënëse e prodhimit industrial vazhdoi në nëntor dhe rrit gjasat që ekonomia të hyjë në një recesion teknik, sipas ekspertëve. Ekonomia më e madhe e eurozonës ishte tkurrur me 0.1 % në tremujorin e tretë me konsumin e familjeve që dikur ishte shtylla e rritjes, duke vepruar si frenues. Komisioni Europian kishte parashikuar që Gjermania të tkurret 0.3% në 2023-shin, përpara se të rikuperohej 0.8% në 2024-ën dhe 1.2% në 2025-ën.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat