Shqipëria Postuar më 22 Janar 2024, 13:21

Konkurrencë e lartë, bankat lehtësojnë kredinë për banesa - Përmirësohet perceptimi për aftësinë paguese dhe punësimin e blerësve

Nga SCAN TV
Konkurrencë e lartë, bankat lehtësojnë kredinë për

Kredia për banesa vijon të mbetet një prej produketeve më të pëlqyera nga sistemi bankar, i cili ka lehtësuar standartet e miratimit të huave të reja, gjë që pritet të ndodhë edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Bankat tregtare janë shprehur në anketimin e Bankës së Shqipërisë se lehtësimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në ato konsumatore.

Faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët ishin trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar dhe perceptimi i bankave për rrezik më të ulët lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësve, nënvizon në analizën e vet Banka e Shqipërisë.

Po ashtu, për tremujorin e fundit të vitit të shkuar është raportuar nga bankat kërkesë e lartë për kredi, ndërkohë që shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rënie. Raporti më i lartë i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit kryesisht nga faktorët që reflektojnë historikun e kreditit për individët, të tillë si historiku i marrëdhënieve me bankën dhe i regjistrit të kredive.

Historiku i punësimit në tregun e punës, si edhe plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm për miratimin e kredive u raportuan si faktorë me ndikim rënës në shkallën e refuzimeve për kredi këtë tremujor.

Kërkesa më e lartë për financim në blerjen e banesave, si edhe ajo në financimin e konsumit ishin faktorët kryesorë që sollën rritjen e kërkesës për kredi në këtë tremujor. Në drejtim të kundërt me to ndikuan: besimi konsumator; niveli i përgjithshëm i normave të interesit; si edhe përdorimi i burimeve alternative të financimit.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat