Shqipëria Postuar më 30 Nëntor 2022, 12:26

Posta Shqiptare lëshon terren, rriten operatorët privatë - Në fund të tremujorit të tretë 2022, kompanitë e tjera marrin 25% të tregut

Nga SCAN TV
Posta Shqiptare lëshon terren, rriten operatorët privatë -

Posta shqiptare duket se po humbet gjithnjë e më shumë terren në raport me 37 ofruesit e tjerë privatë që operojnë në treg. Tendenca ka qenë më e fortë gjatë dy tremujorëve të fundit, në një kohë që krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të shkuar, ofruesit e tjerë kanë zgjeruar praninë e tyre në treg me thuajse 6%. Në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, rezulton se ata zënë 25% të tregut, nga reth 19% të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të sapopublikuara nga AKEP, Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022 rezultojnë në total 7,277,715 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare. Prej tyre, 1,822,537 i takojnë operatorëve të tjerë, në rritje të dukshme krahasuar me një vit më parë, kur shënonin një total prej 1,372,258 objektesh.

Në lidhje me shërbimin jo-universal postar, të Postës Shqiptare, vërehet rënie në zërin ‘Postë brenda vendit’ krahasuar kjo si në raport me periudhën pararendëse, ashtu edhe me periudhën respektive të një viti më parë, ndërkohë në zërin “Postë ndërkombëtare” gjatë tremujorit të tretë 2022 krahasuar me tremujorin pararendës ka pasur rritje me rreth 7%, ndërkohë nga krahasimi me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë është ulur me rreth 39%.

Zëri “Ekspres brenda vendit” për Postën Shqiptare gjatë tremujorit të tretë 2022 rezulton në rënie si në krahasim me tremujorin pararendës ashtu edhe me periudhën respektive gjatë vitit 2021, ndërkohë zëri “Ekspres ndërkombëtar” për Postën Shqiptare rezulton me rritje të ndjeshme rreth 78% krahasuar tremujori i tretë 2022 me periudhën pararendëse dhe rënie ne krahasim me tremujorin e dytë 2021 rreth 4%.

Ndërkaq, zëri ‘Postë brenda vendit, në shërbimin jo-universal postar për ofruesit e tjerë të shërbimeve postare është shoqëruar me rritje të ndjeshme rreth 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. Lidhur me shërbimin jouniversal postar, zëri “Postë ndërkombëtare” ka shënuar rënie të ndjeshme për ofruesit e tjerë postar, rënie e cila ka rezulton rreth 34% gjatë tremujorit të tretë 2022 në krahasim me tremujorin e dytë 2022, dhe rreth 50% rënie nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Për sa i përket zërit “Ekspres kombëtar” për ofruesit e tjerë vërehet rritje e ndjeshme gjatë tremujorit të tretë 2022 krahasuar kjo si me tremujorin pararendës ashtu edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë respektivisht rreth 25% dhe 29%.

Lorenc Rabeta/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat