Portugalia propozon heqjen e taksave për të rinjtë - Qeveria ofron 10 vjet lehtësime tatimore për të ndaluar emigracionin

Kristi Ceta/SCAN
Portugalia po planifikon të kthehet në një “parajsë” me taksa të ulëta për të rinjtë duke ofruar një dekadë me lehtësime tatimore për njerëzit që fillojnë karrierën e tyre, në një përpjekje për të ndaluar emigracionin.
Qeveria e qendrës së djathtë dëshiron të zvogëlojë barrën e tatimit mbi të ardhurat për të rinjtë për 10 vjet, duke përfshirë vitin e parë në të cilin nuk kërkohen taksa, sipas një plani që ka pak precedentë në politikën fiskale globale. Nisma nënvizon urgjencën e kthimit të fluksit të punëtorëve të rinj, të cilët po largohen nga një nga ekonomitë më të varfra në Evropën Perëndimore, në kërkim të punëve më të paguara jashtë vendit.
Qeveria e pakicës e kryeministrit portugez Luís Montenegro prezantoi planin e taksave si pjesë e buxhetit të vitit 2025. Por nuk është e sigurt që do të ketë vota të mjaftueshme për miratim nga parlamenti.
Sipas propozimit, të rinjtë që fitojnë deri në 28,000 euro në vit nuk do të paguajnë tatim mbi të ardhurat në vitin e tyre të parë të punës. Ata do të përjashtohen nga 75 për qind e tatimit në vitin e dytë deri të katërt, nga 50 për qind e tatimit në vitin e pestë deri të shtatë dhe 25 për qind në vitet e fundit të dhjetëvjeçarit. Sipas ministrisë, nga lehtësimet tatimore do të përfitonin 350,000 deri në 400,000 të rinj.
Por Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur dyshime mbi stimujt fiskalë për të rinjtë, duke paralajmëruar se ndikimi i normave të taksave preferenciale të bazuara në moshë në sektorin e emigracionit është "i pasigurt".
Portugalia ka qenë prej kohësh një vend emigrantësh. Numri i njerëzve që kanë lindur atje, por jetojnë jashtë shtetit është i barabartë me rreth një të katërtën e popullsisë rezidente të Portugalisë prej 10.6 milionë banorësh. Kjo shifër është shkalla më e lartë e emigracionit në BE, sipas Observatorit të Emigracionit.
Midis 2008 dhe 2023, 361,000 njerëz të moshës 15-35 vjeç u larguan nga vendi, duke përbërë dy të tretat e të gjithë emigrantëve gjatë asaj periudhe, sipas institutit kombëtar të statistikave. Qeveria vlerëson se lehtësimet e taksave për të rinjtë do t'i kushtojnë shtetit rreth 650 milionë euro në vit.
Sondazh

Qeveria gjermane, 93.39 mln euro për Shqipërinë - Fokus i bashkëpunimit 2025-2026, zhvillimi i sektorëve prioritarë
Ernilda Luzi/ Scan Në Berlin është nënshkruar Protokolli i Bashkëpunimit me Gjermaninë për vitet 2025-2026, me fokus në fushën e bashkëpunimit ekonomik......

Po kërkoni të blini prona në Europë? Ja ku ndodhen taksat më të larta dhe më të ulëta!
Edel Strazimiri / SCAN Lituania dhe Hungaria janë ndër vendet më të mira për të investuar në prona, ndërsa Belgjika dhe Franca renditen ndër më të......

Qeveria franceze zbulon shkurtime drastike të shpenzimeve publike dhe rritje të taksave për vitin 2025!
Edel Strazimiri / SCAN Qeveria franceze ka zbuluar projekt-buxhetin e saj për vitin 2025 të enjten në Paris gjatë një konference për shtyp. Është një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
SCAN Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë relativisht i qëndrueshëm duke u blerë këtë të premte me 89.6 lekë dhe duke u shitur me 90.7 lekë në......

Banka Europiane e Investimeve, përfaqësi në Shqipëri - Qeveria miraton vendimin. Synon forcimin e partneritetit për zhvillimin e vendit
Ernilda Luzi/ Scan Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve për hapjen e përfaqësisë së saj në......

BE shtyn vendosjen e sistemit për kontrollin e kufijve - Disa shtete anëtare nuk janë gati të aplikojnë strukturën deri në 10 nëntor
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian ka vendosur të shtyjë prezantimin e Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES), që është regjistri i automatizuar i bllokut......

Tregtia globale pritet të rritet me 2.7% në 2024 - Rënia e inflacionit dhe normat e ulëta të interesit do të stimulojnë shpenzimet
Kristi Ceta/SCAN Vëllimi i tregtisë globale të mallrave pritet të rritet me 2.7 për qind në vitin 2024, tha Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) në një......

RMV, borxhi publik shkon rreth 9 mld euro - Strategjia fiskale 2025-2029 parashikon reduktimin nën 60% të PBB-së
Kristi Ceta/SCAN Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut do të rritet edhe më tej. Javën e kaluar, Ministria e Financave njoftoi se është përgatitur një......