Plani, në 2025 Eurobond 650 mln euro për nevojat e buxhetit - Do jetë i shtati në historinë e eurobondeve që ka marrë Shqipëria

Për të mbuluar nevojat, duke përfshirë marrjen e borxheve të mëparshëm dhe nevoja që ka buxheti I shtetit Shqipëria do të rikthehet në tregjet ndërkombëtare vitin e ardhshëm me një emetim të ri eurobondi në vlerë prej 650 milionë eurosh.
Sipas Rishikimit të Fundit të Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal për periudhën 2025-2027, planifikohet të tërhihen dy borxhe: një në vlerë 650 milionë euro dhe një tjetër në vlerë 540 milionë euro.
Ministria e Financave ka reduktuar planet e saj nga tre në dy eurobonde gjatë këtyre tre viteve (2025-2027), krahasuar me parashikimet e mëparshme. Pas zvogëlimit të inflacionit, bankat qendrore po zbutin politikat monetare me uljen e normave bazë të interesit, duke bërë që borxhi të jetë më i favorshëm në krahasim me atë të emëtuar më parë.
Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se situata në tregjet e huaja ende nuk është e qetësuar. Ky eurobond i ri do të jetë i shtatë në serinë e eurobondeve të vendit, pasi deri më tani janë marrë në tregjet e huaja gjashtë eurobonde me një vlerë të përgjithshme prej 3.2 miliardë euro.
Borxhi publik aktual i Shqipërisë është reduktuar në 58.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pritet të ulet më tej në 55% deri në vitin 2027, megjithatë kostoja e shlyerjes së tij është rritur për shkak të interesave të larta në vite të fundit. Në vetëm 5 muajt e parë të vitit të tanishëm, janë paguar afro 220 milionë euro për interesat e borxhit, një shifër që shënon një rekord historik.
Sondazh

Shafrani i Dumresë, erëza më e shtrenjtë në botë - Në tregje 1 kg nga “ari i kuq” kushton 25 mijë euro
Shafrani konsiderohet mbreti i medikamenteve dhe i erëzave, pasi pistilat e tij kanë vlera të jashtëzakonshme terapeutike. Çmimi i “Arit të kuq” siç......

Nju Jork, bllokohet me ligj dhënia e qerave afatshkurtra- Airbnb paditi qytetin për të parandaluar zbatimin e ligjit
Shtatorin e kaluar, Nju Jorku filloi të zbatonte rregullore të reja strikte për qiratë afatshkurtra - Airbnb. Që atëherë, numri i qirave të ligjshme......

Mazhorancë historike për laburistët në Britani - Starmer, kryeministri i ri i vendit shpall fitoren
Mbretëria e Bashkuar shënon një kthesë majtas, pas 14 vitesh qeverisje dhe lëkundjesh të konservatorëve. Në zgjedhjet e parakohshme të vendit, partia laburiste......

Mali i Zi: Suficiti buxhetor arrin në 33.1 milion euro - Në 5 muajt e parë vendi tejkalon parashikimet
Në pesë muajt e parë të këtij viti, duke marrë parasysh realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, Mali i Zi ka arritur një suficit buxhetor prej 33.1 milionë......

847 familje do të ndihmohen nga projekti i “Strehimit Social” - 490 milionë lekë investime në 22 bashki të vendit, cilat kategori përfitojnë?
Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se janë shpallur 22 bashki fituese për Projektin e......

Fundi i “turizmit patriotik” në Shqipëri? - Bellaqa: Të ulen çmimet, treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë!
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka dhënë ndikim në turizmin shqiptar. Eksperti i ekonomisë dhe pedagog në Kosovë Jakup Bellaqa, pohon për SCAN tv......

"Nuk ka më pritshmëri për goditje nga inflacioni" - Meka: Ulja e normës bazë, nxitet kredimarrja dhe konsumi
Vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë me 0.25 pikë përqindje për herë të parë që nga marsi 2022, eksperti i tregjeve financiare Elvin Meka e......

Strukturë parlamentare për auditimin e sektorit publik - Në vijim, më tepër kontrolle mbi zbatimin e buxhetit të shtetit
Buxheti i shtetit do t'i nënshtrohet një kontrolli më të rreptë nga Kuvendi, pasi pritet të ngrihet një nënkomision “Për Auditimin e Sektorit Publik”, pranë......