Performanca e bankave/ Gjysma e parë e vitit, rriten shpenzimet, pakësohen të ardhurat

Të ardhurat neto të bankave sipas të dhënave të akumuluara deri në fund të tremujorit të dytë të 2022-shit kanë prekur shifrën e 6,49 miliardë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kjo shifër i përafrohet atyre të tremujorit të dytë të vitit 2020. Fitimi i bankave përfshin të ardhurat neto pa zërat e jashtëzakonshëm dhe taksat mbi të ardhurat. Deri në tremujorin e dytë të vitit paraardhës, të ardhurat neto të bankave që operojnë në vendin tonë fiksoheshin në 10.53 miliardë lekë, çka do të thotë se në terma vjetorë të ardhurat e sektori rezultojnë me rënie, gjë që duket të jetë edhe rrjedhojë e krizës që ka prekur vendin që prej fillimit të këtij viti.
Sa i përket të ardhurave bruto të sektorit bankar të akumuluara deri në fund të tremujorit të dytë të 2022-shit, ato fiksohen në 26,5 mld lekë, nga 30,4 miliardë lekë që ishin në gjysmën e parë të vitit të kaluar, pra në rënie me 3.8 miliardë lekë.
Sa i përket të ardhurave, shifrat e analizuara dhe të përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se të ardhurat nga interesat mbajnë peshën më të madhe ndaj totalit me rreth 28,7 mld lekë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, në rritje të lehtë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit paraardhës, kur fiksohej në rreth 25.9 mld lekë. Pjesa e mbetur ndërkohë janë të ardhura që vijonë në forma të tjera, si komisione, instrumenta financiarë, apo shoqëri të lidhura me bankat.
Ndërkohë, në linjë me bilancin e fitimeve dhe të ardhurave, shifrat tregojnë se janë rritur shpenzimet e sektorit bankar gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Shpenzimet jo interesi janë ngjitur në 19,22 mld lekë, nga 17,4 mld lekë që ishin gjatë tremujorit të dytë të vitit paraardhës, po ashtu shpenzimet për personelin janë ngjitur në 6,4 mld lekë, nga 5,8 mld lekë që ishin gjatë tremujorit të dytë të vitit paraardhës, dhe shpenzime të tjera që janë ngjitur në 12,7 mld lekë, nga 11,5 mld lekë që ishin gjatë tremujorit të dytë të vitit paraardhës.
Sondazh

Në Shqipëri ka 40 mijë zotërues kriptovalutash/ Përbëjnë 1.43% të popullsisë, renditemi të dytët në rajon, pas Serbisë
Në Shqipëri janë rreth 40,348 zotërues kriptovalutash në total, që përfaqësojnë rreth 1.43% të popullsisë gjithsej. Pra, rreth 1 në 70 individë në vendin tonë......

Kreditë me probleme/ Rikthehet tendenca rënëse, 5.32% treguesi për Qershorin
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar, duket se i është rikthyer tendencës rënëse, tregojnë shifrat......

Shqiptarët fitojnë €263 milionë në vit nga shitja e pronave/ Fitimi në vitin 2021, 69.2% më i lartë se në vitin 2019-të
Për vitin 2021 tatimi mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme i derdhur në arkën e shtetit fiksohet pranë 4.6 miliardë lekëve. Ky tatim aplikohet mbi diferencën......

Sa zjarrfikës ka Shqipëria? Rreth 1 mijë! Përballojnë një fluks 21 herë më të lartë se kolegët e tyre në Europë
Çdo vit me ardhjen e temperaturave përvëluese, Shqipëria “pushtohet” nga flakët, nga veriu në jug të vendit. Përveç kërcënimit të drejtpërdrejtë në jetë......

Inflacioni "kërcen" në 7.5%/ Rritja e çmimeve "pushton" të gjitha grupet, vaji dhe drithërat prekin rekorde të reja
Inflacioni është afruar shumë pranë nivelit historik gjatë muajit korrik të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Sipas......

Nafta në Shqipëri, sikur në Europë ta paguanin 8.8 euro litrin/ Krahasimi i çmimit të naftës me pagën mesatare “zbulon” absurdin shqiptar
“Scan Intel” vazhdimisht e ka trajtuar çmimin e naftës në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera të Europës. Këto analiza kanë zbuluar se në periudha të......

11.6% e popullsisë në intensitet të ulët pune/ Eurostat: 74% e tyre në rrezik për të qenë të varfër, renditemi ndër të parët në Europë
Në Shqipëri 74% e popullsisë të cilët jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës janë në prag të varfërisë. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit nga......

Shqipëria, për çdo 20 punonjës, ka 1 “Drejtor”/ Analiza e Scan Intel: Figurojnë rreth 33,800 drejtues gjithsej.
Një ndër pozicionet hierarkike më të lakmuara në Shqipëri dhe kudo në botë, është padyshim pozicioni i titullarit të një kompanie apo i njohur ndryshe si......