Shqipëria, për çdo 20 punonjës, ka 1 “Drejtor”/ Analiza e Scan Intel: Figurojnë rreth 33,800 drejtues gjithsej.

Një ndër pozicionet hierarkike më të lakmuara në Shqipëri dhe kudo në botë, është padyshim pozicioni i titullarit të një kompanie apo i njohur ndryshe si “CEO”. Por sa individë mbajnë tituj drejtues në Shqipëri dhe cilat janë të ardhurat e tyre mesatare? Për ti dhënë një përgjigje pyetjes së mësipërme, “Scan Intel” ka analizuar shifrat për 694,356 individëve, sipas të dhënave të muajit prill të vitit të kaluar, të bëra publike vetëm pak kohë më parë. Kështu, rezulton se në Shqipëri figurojnë të deklaruar pranë organeve tatimore të paktën 33,800 drejtues, disa prej të cilëve të emërtuar si “Kryetarë”, “Drejtorë”, “Titullarë Institucionesh” dhe “Administratorë”. Nëse do të bëjmë një raport të thjeshtë mes 33 mijë drejtuesve dhe numrit të të punësuarve në total, do të shohim se kjo peshë fiksohet në 5%, çka nënkupton se në Shqipëri ka 1 "Drejtor" për çdo 20 punonjës.
Por, sa variacione drejtuesish kemi në vend gjithmonë sipas listës së mësipërme dhe si janë të renditur këta të fundit, referuar pagës mesatare? Mbi 250 janë kategoritë e drejtuesve që figurojnë të deklaruar në databazën e Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve, të paktën sipas listës së mësipërme, nga ku mund të përmendim rreth 13,554 Administratorë, 3,106 Drejtorë Ekzekutiv në Tregti, 1,335 Drejtorë Shitjesh, 1,258 Drejtorë Shkollash, 562 Drejtorë Marketingu, 515 Drejtor Drejtorish pranë Administratës Shtetërore, 389 Drejtorë Degësh pranë Institucioneve Financiare, 331 Drejtorë Ekzekutivë në Aktivitete Ndërtimi, 306 Drejtorë Burimesh Njerëzore, 130 Drejtorë në organizata humanitare, 20 Drejtorë Klubesh Futbolli, 47 Drejtues të Besimeve Fetare, 45 Drejtorë Minierash, 15 Drejtorë Burgjesh, 9 Drejtorë të Shërbimeve Zjarrfikëse, 5 Drejtorë Teatri etj.
Sa i përket renditjes sipas të ardhurave mujore, kryesojnë listën “Drejtuesit në Fushën e Zhvillimit” me një pagë mesatare bruto pranë 2,25 mln lekëve në muaj. Nuk përbëjnë aspak surprizë tre vendet që ndjekin në vijim. “Drejtuesit pranë Institucioneve Financiare dhe Sigurime” renditen të dytët në listë me një pagë mesatare bruto pranë 1.2 mln lekëve në muaj. Fill pas tyre , vijnë “Drejtuesit në Multimedia”, me një pagë mesatare bruto pranë 600 mijë lekëve, ndërkohë që “Drejtuesit në Shërbimet e Transportit, Naftës dhe Gazsjellësve” mbajnë vendin e katërt me rreth 500 mijë lekë pagë mujore bruto mesatarisht. “Drejtuesit e Drejtorive të Shërbimeve Operacionale”, “Drejtuesit e Përgjithshëm në Telekomunikacion”, “Drejtorët e Riskut”, “Kryetarët e Gjykatave dhe Organeve Ligjvënëse”, dhe “Drejtuesit në Shërbimet e Teknologjisë, IT dhe Informatikës”, “Drejtuesit në Shërbimet Shëndetësore” ndërkohë mbyllin 10 vendet e para të listës. Por edhe dy vendet e fundit në këtë renditje vijnë surprizë. Me një pagë mesatare bruto mujore prej 30 mijë lekësh, “Kryetarët e Partive Politike” mbajnë vendin e parafundit, ndërkohë që “Drejtorët e Filmit dhe Kinematografisë” rënditen në fund të listës, me rreth 25 mijë lekë pagë mujore mesatarisht me rreth 35 drejtues gjithsej, për të dy kategoritë të marra së bashku.
Pra, në kushtet e një popullsie me rreth 2 mln banorë në gjëndje pune aktive, me supozimin se të gjithë do të ishin të punësuar, do të kishim rreth 100.000 "Drejtorë" ose thënë më ndryshe shanset për tu bërë drejtues në Shqipëri janë të larta.
Sondazh

Huatë e reja për biznesin/ Rritet me 40% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6.49 mld lekë për Qershorin
Muaji Qershor ka shënuar rritje në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin......

1 Euro sot, vlen sa 1 USD në 2017/ Monedha Europiane prek minimumin historik, këmbehet me 116.78 lekë
Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin Korrik 2022 me një tjetër rekord historik. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kursit të......

Lagjet periferike, "streha" e çifteve të reja/ Tiranë, "Kashari", "Fresku" dhe "Farka" me më shumë martesa, në lagjet e vjetra po zhduken kurorëzimet
Të dhënat demografike nga Bashkia e Tiranës të përpunuara nga “Scan Intel”, tregojnë se numri i martesave në Tiranë është rritur me 9.3%, krahasuar me vitin......

Familjet shqiptare kanë 58 miliardë euro prona/ Vlera, 3.2 herë më e lartë se ajo që e gjithë ekonomia prodhon në një vit
Një familje shqiptare vlerëson se mesatarisht, banesa kryesore ku jetojnë të gjithë anëtarët e njësisë familjare ka një vlerë prej rreth 5.9 milionë lekësh (të......

DPSHTRR kthehet në “korporatë”/ 26 milionë euro xhiro, 7 milionë euro fitime në vit. Mes 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) funksionon si një ent me vetëfinancim dhe me kapital shtetëror, dhe për vitin 2021......

Dhuna na kushton $2.6 miliardë në vit/ Në Shqipëri kosto fiksohet në $1,542 për frymë, sa 6% e PBB
Një prej raporteve më me peshë në rang global, sa I përket dhunës, ai Institutit për Ekonomi dhe Paqe, që rendit 163 shtete të botës, tregon se kosto e dhunës......

Çmimet po rriten më ngadalë se në Europë?! Disa pikëpyetje se përse inflacioni në Shqipëri është ndër më të ultit në kontinent
Indeksi I harmonizuar I Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vendin tonë fiksohet pranë 6.6% për muajin qershor të këtij viti. Ky indeks mat ndryshimin vjetor të......

“Tiranasit” zhvendosen drejt periferisë/ Shifrat, braktiset "Kombinati", "Selvia", "Lapraka", urbanizohet "Kashari", "Farka", "Dajti"
Tirana e sotme, përngjason gjithnjë e më tepër me shoqëritë perëndimorë të viteve 60’, të zhvendosura drejt periferive, tregojnë shifrat më të fundit të......