Kreditë me probleme/ Rikthehet tendenca rënëse, 5.32% treguesi për Qershorin

Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar, duket se i është rikthyer tendencës rënëse, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Ky tregues ka zbritur kështu në 5.32% për periudhën Qershor 2022, nga 5.44% që ishte gjatë muajit Maj, duke shënuar madje edhe vlerën e dytë historike minimale prej vitit 2014 sipas të dhënave të vëna në dispozicion. Thënë më ndryshe, muaji Qershor vjen me një ndryshim pozitiv me 0.12 pikë përqindje të kredive me probleme, çka sinjalizon se aftësitë paguese të individëve dhe bizneseve, ashtu dhe ato të sektorit bankar mbeten mjaft të shëndetshme duke thyer madje presionet inflacioniste të cilat vijojnë të ushqehen nga normat të larta të inflacionit në tregjet botërore.
Nëse do të marrim në analizë sesi ka ndryshuar ky tregues përgjatë muajit Qershor ndër vite, shohim se pesha e huave me probleme ka pësuar rënie me 352% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2014, me 294% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2015, me 275% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2016, me 193% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2017, me 149% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2018, me 111% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2019, me 52% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2020, dhe me 34% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2021.
Ulja e raportit të kredive me probleme po jep dukshëm efekte pozitive edhe në rezultatet financiare të sektorit bankar. Paralelisht me të, rritja e kërkesës për kredi dhe bilancet e shëndetshme të këtij sektori, janë përkthyer në rritje të qëndrueshme të kreditimit për bankat.
Sondazh

Shqiptarët fitojnë €263 milionë në vit nga shitja e pronave/ Fitimi në vitin 2021, 69.2% më i lartë se në vitin 2019-të
Për vitin 2021 tatimi mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme i derdhur në arkën e shtetit fiksohet pranë 4.6 miliardë lekëve. Ky tatim aplikohet mbi diferencën......

Sa zjarrfikës ka Shqipëria? Rreth 1 mijë! Përballojnë një fluks 21 herë më të lartë se kolegët e tyre në Europë
Çdo vit me ardhjen e temperaturave përvëluese, Shqipëria “pushtohet” nga flakët, nga veriu në jug të vendit. Përveç kërcënimit të drejtpërdrejtë në jetë......

Inflacioni "kërcen" në 7.5%/ Rritja e çmimeve "pushton" të gjitha grupet, vaji dhe drithërat prekin rekorde të reja
Inflacioni është afruar shumë pranë nivelit historik gjatë muajit korrik të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Sipas......

Nafta në Shqipëri, sikur në Europë ta paguanin 8.8 euro litrin/ Krahasimi i çmimit të naftës me pagën mesatare “zbulon” absurdin shqiptar
“Scan Intel” vazhdimisht e ka trajtuar çmimin e naftës në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera të Europës. Këto analiza kanë zbuluar se në periudha të......

11.6% e popullsisë në intensitet të ulët pune/ Eurostat: 74% e tyre në rrezik për të qenë të varfër, renditemi ndër të parët në Europë
Në Shqipëri 74% e popullsisë të cilët jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës janë në prag të varfërisë. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit nga......

Shqipëria, për çdo 20 punonjës, ka 1 “Drejtor”/ Analiza e Scan Intel: Figurojnë rreth 33,800 drejtues gjithsej.
Një ndër pozicionet hierarkike më të lakmuara në Shqipëri dhe kudo në botë, është padyshim pozicioni i titullarit të një kompanie apo i njohur ndryshe si......

Huatë e reja për biznesin/ Rritet me 40% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6.49 mld lekë për Qershorin
Muaji Qershor ka shënuar rritje në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin......

1 Euro sot, vlen sa 1 USD në 2017/ Monedha Europiane prek minimumin historik, këmbehet me 116.78 lekë
Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin Korrik 2022 me një tjetër rekord historik. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kursit të......