Nafta në Shqipëri, sikur në Europë ta paguanin 8.8 euro litrin/ Krahasimi i çmimit të naftës me pagën mesatare “zbulon” absurdin shqiptar
“Scan Intel” vazhdimisht e ka trajtuar çmimin e naftës në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera të Europës. Këto analiza kanë zbuluar se në periudha të caktuara, vendi ynë ka qenë mes 10 shteteve me çmimin e naftës me pakicë më të shtrenjtë në botë, renditur krah 9 shteteve të tjera me një PBB për frymë deri në mbi 10 herë më të lartë se ne (shiko këtu), apo se 1 litër naftë në Shqipëri na kushton thuajse 1 orë pune, ndërkohë që një zviceriani i duhen vetëm 4 minuta (shiko këtu). Këtë herë do të merremi po me çmimin e naftës, por krahasuar me pagën mesatare mujore, dhe sërish analiza do të jetë disi ndryshe, për të kuptuar se sa do të duhet të ishte litri i naftës me pakicë në vendet e Bashkimit Europian në mënyrë që t`i peshonte njësoj sa një shqiptari mesatar mbi të ardhurat mujore. Kjo përllogaritje është e bazuar mbi pagën mesatare neto mujore në Shqipëri, që fiksohet pranë 395 eurove në tremujorin e parë të këtij viti, dhe pagës mesatare neto në vendet e Bashkimit Europian.
Kështu, nga analiza rezulton se, një europian mesatar do të duhet ta paguante litrin e naftës plot 8.8 euro në mënyrë që t`i peshonte po aq sa një shqiptari, krahasuar me pagën mesatare. Kjo shifër i referohet mesatares së Bashkimit Europian, ndërkohë që nëse krahasimin do ta bëjmë sipas secilit vend, do të vëmë re diferenca. Kështu, në Luksemburg, litri i naftës do të duhej të kushtonte plot 16.6 euro në mënyrë që qytetarëve nga ky vend t`i peshonte në të ardhurat mujore njësoj sa një shqiptari. Në Danimarkë do të duhej të ishte 16.6 euro, Holandë 14.4 euro, në Irlandë 14.1 euro, Suedi 13.7 euro, Austri 13.5 euro, Finlandë dhe Gjermani 12.8 euro, në Francë 12.2 euro, Belgjikë 12.5 euro, apo Qipro rreth 9.1 euro.
Pra, litri i naftës në Shqipëri sot (8 gusht, 220 lekë/litër) peshon në të ardhurat tona, aq sa do të peshontë në Bashkimin Europian sikur qytetarët në vendet e unionit ta paguanin 8.8 euro, apo në Luksemburg, thuajse 17 euro.
Kjo analizë merr për bazë vetëm pagën mesatare neto, pra pas taksave dhe detyrimeve të tjera mbi pagën, por nga ana tjetër nuk merr për bazë koston e jetesës në secilin vend. Gjithsesi, bazuar edhe në shifrat më të fundit nga Eurostat, të paktën sa i përket produkteve bazë, diferencat në çmime mes Shqipërisë dhe Europës janë të vogla.
Sondazh
11.6% e popullsisë në intensitet të ulët pune/ Eurostat: 74% e tyre në rrezik për të qenë të varfër, renditemi ndër të parët në Europë
Në Shqipëri 74% e popullsisë të cilët jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës janë në prag të varfërisë. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit nga......
Shqipëria, për çdo 20 punonjës, ka 1 “Drejtor”/ Analiza e Scan Intel: Figurojnë rreth 33,800 drejtues gjithsej.
Një ndër pozicionet hierarkike më të lakmuara në Shqipëri dhe kudo në botë, është padyshim pozicioni i titullarit të një kompanie apo i njohur ndryshe si......
Huatë e reja për biznesin/ Rritet me 40% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6.49 mld lekë për Qershorin
Muaji Qershor ka shënuar rritje në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin......
1 Euro sot, vlen sa 1 USD në 2017/ Monedha Europiane prek minimumin historik, këmbehet me 116.78 lekë
Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin Korrik 2022 me një tjetër rekord historik. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kursit të......
Lagjet periferike, "streha" e çifteve të reja/ Tiranë, "Kashari", "Fresku" dhe "Farka" me më shumë martesa, në lagjet e vjetra po zhduken kurorëzimet
Të dhënat demografike nga Bashkia e Tiranës të përpunuara nga “Scan Intel”, tregojnë se numri i martesave në Tiranë është rritur me 9.3%, krahasuar me vitin......
Familjet shqiptare kanë 58 miliardë euro prona/ Vlera, 3.2 herë më e lartë se ajo që e gjithë ekonomia prodhon në një vit
Një familje shqiptare vlerëson se mesatarisht, banesa kryesore ku jetojnë të gjithë anëtarët e njësisë familjare ka një vlerë prej rreth 5.9 milionë lekësh (të......
DPSHTRR kthehet në “korporatë”/ 26 milionë euro xhiro, 7 milionë euro fitime në vit. Mes 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) funksionon si një ent me vetëfinancim dhe me kapital shtetëror, dhe për vitin 2021......
Dhuna na kushton $2.6 miliardë në vit/ Në Shqipëri kosto fiksohet në $1,542 për frymë, sa 6% e PBB
Një prej raporteve më me peshë në rang global, sa I përket dhunës, ai Institutit për Ekonomi dhe Paqe, që rendit 163 shtete të botës, tregon se kosto e dhunës......