11.6% e popullsisë në intensitet të ulët pune/ Eurostat: 74% e tyre në rrezik për të qenë të varfër, renditemi ndër të parët në Europë

Në Shqipëri 74% e popullsisë të cilët jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës janë në prag të varfërisë. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit nga “Agjencia Europiane e Statistikave” referuar kushteve të jetesës për familjet në vendet e Europës për vitin 2020. Ky tregues verëhet me rritje në vendin tonë gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019-të, kjo për shkak të pandemisë. Në vitin 2019-të ky tregues regjistrohej në 73.9%. Të dhënat tregojnë se mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2020 për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune është 64%. Por kujt i referohet Eurostat me intensitet të ulët pune? Intensiteti i punës së një familjeje tregon se sa kanë punuar të gjithë anëtarët e familjes në moshë pune, në krahasim me sa do të punonin nëse do të përdornin potencialin e tyre të plotë. Sipas raportit intensiteti i punës tregohet me tre nivele, duke filluar nga shumë i ulët, mesatar dhe shumë i lartë. Në përgjithësi, sa më i lartë të jetë intensiteti i punës brenda një familje aq më i ulët është edhe probabiliteti për të qenë në rrezik varfërie.
Në rajon vendi i cili ka përqindjen më të lartë të popullsisë të cilët jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës dhe janë në prag varfërie është Maqedonia e Veriut e cila renditet e pesta në rajon me 88.8%. Në nivel rajoni vijon në renditje Serbia me 77.5%, pasuar nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Në Mal të Zi, 73.2% e popullsisë të cilët jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës janë në prag të varfërisë. Në Europë vendi me përqindjen më të lartë të personave në prag varfërie për shkak të intensitetit të ulët të punës është Lituania me 94.7%, ndjekur nga Rumania dhe Sllovakia me 91.5% dhe 91.2% respektivisht. Vendet me përqindjen më të ulët janë Gjermani dhe Irlanda me 50.6% dhe 52.1%.
“Scan Intel” për të patur një analizë më të qartë të kushteve sociale ka analizuar të dhënat e "Agjencisë Europiane" mbi përqindjen e popullsisë të cilët kanë jetuar në familje me intensitet të ulët të punës për vitin 2020. Kështu, shifrat tregojnë se përgjatë 2020-ës në Shqipëri janë 11.6% e popullsisë nga mosha 0-59 vjeç të cilët jetojnë në familje më intensitet të ulët të punës. Ky tregues në vendet e Bashkimit Europian është mesatarisht 8.5%. Një aspekt pozitiv sa i përket të dhënave për vendin tonë është fakti se kjo përqindje ka rënë krahasuar me vitin 2019-të, i cili e regjistronte në 12.2%. Sipas renditjes që “Scan Intel” ka kryer referuar të dhënave të "Agjencisë Europiane të Statistikave", vihet re se vendet e rajonit kryesojnë Europën me përqindjen më të lartë të popullsisë të cilët jetojnë në familje më intensitet të ulët të punës. Serbia renditet e para me 16.2%, ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi me 15% dhe 14.8%. Shqipëria renditet e gjashta në rajon me përqindjen më të lartë. Ndër vendet e fundit me përqindjen më të ulët të popullsisë të cilët jetojnë në familje më intensitet të ulët të punës janë Sllovakia dhe Polonia me 4.3% secila si dhe Çekia e Estonia me 4.4% dhe 4.7% përkatësisht.
Sondazh

Shqipëria, për çdo 20 punonjës, ka 1 “Drejtor”/ Analiza e Scan Intel: Figurojnë rreth 33,800 drejtues gjithsej.
Një ndër pozicionet hierarkike më të lakmuara në Shqipëri dhe kudo në botë, është padyshim pozicioni i titullarit të një kompanie apo i njohur ndryshe si......

Huatë e reja për biznesin/ Rritet me 40% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6.49 mld lekë për Qershorin
Muaji Qershor ka shënuar rritje në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin......

1 Euro sot, vlen sa 1 USD në 2017/ Monedha Europiane prek minimumin historik, këmbehet me 116.78 lekë
Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin Korrik 2022 me një tjetër rekord historik. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kursit të......

Lagjet periferike, "streha" e çifteve të reja/ Tiranë, "Kashari", "Fresku" dhe "Farka" me më shumë martesa, në lagjet e vjetra po zhduken kurorëzimet
Të dhënat demografike nga Bashkia e Tiranës të përpunuara nga “Scan Intel”, tregojnë se numri i martesave në Tiranë është rritur me 9.3%, krahasuar me vitin......

Familjet shqiptare kanë 58 miliardë euro prona/ Vlera, 3.2 herë më e lartë se ajo që e gjithë ekonomia prodhon në një vit
Një familje shqiptare vlerëson se mesatarisht, banesa kryesore ku jetojnë të gjithë anëtarët e njësisë familjare ka një vlerë prej rreth 5.9 milionë lekësh (të......

DPSHTRR kthehet në “korporatë”/ 26 milionë euro xhiro, 7 milionë euro fitime në vit. Mes 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) funksionon si një ent me vetëfinancim dhe me kapital shtetëror, dhe për vitin 2021......

Dhuna na kushton $2.6 miliardë në vit/ Në Shqipëri kosto fiksohet në $1,542 për frymë, sa 6% e PBB
Një prej raporteve më me peshë në rang global, sa I përket dhunës, ai Institutit për Ekonomi dhe Paqe, që rendit 163 shtete të botës, tregon se kosto e dhunës......

Çmimet po rriten më ngadalë se në Europë?! Disa pikëpyetje se përse inflacioni në Shqipëri është ndër më të ultit në kontinent
Indeksi I harmonizuar I Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vendin tonë fiksohet pranë 6.6% për muajin qershor të këtij viti. Ky indeks mat ndryshimin vjetor të......