Shqipëria Postuar më 19 Korrik 2023, 15:36

Përballimi i fatkeqësive natyrore, Qeveria Polake dhe UNDP në Shqipëri mbështetje bashkive me pajisje kërkim-shpëtimi

Nga SCAN TV
Përballimi i fatkeqësive natyrore, Qeveria Polake dhe UNDP në

10 bashki të Shqipërisë janë përfitueset e drejtpërdrejta në kontekstin e projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit Shqiptar të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” - financuar nga Qeveria e Polonisë dhe zbatuar nga UNDP në Shqipëri.

Falë këtij projekti, janë mundësuar kontenierë me pajisje për Kërkim-Shpëtim në Zonat Urbane. Kontenierët përbëhen nga të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme që përdoren nga ekipet e zjarrfikësve gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në zonat ku ka fatkeqësi natyrore, sidomos nga tërmetet dhe ato të shkaktuara nga njeriu.

Në këtë kuadër, Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri Monika Zuchniak-Pazdan, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Monica Merino dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin Holta Komino, udhëtuan në 3 prej këtyre bashkive - Durrës, Lezhë dhe Fier - për të dorëzuar kontenierët e mundësuar nga projekti.

Dimensionet e kontenierëve, organizimi i ndarjeve të brendshme dhe cilësia e mjeteve dhe pajisjeve plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare. Disa pajisje mund të përdoren nga zjarrfikësit në operacionet e tyre të përditshme të shpëtimit si aksidente automobilistike, zjarre në pyje, kërkim-shpëtim në ndërtesa te rrënuara, puse etj.

UNDP ka trajnuar të gjithë zjarrfikësit e çdo bashkie përfituese për përdorimin dhe mirëmbajtjen e kontenierit dhe mjeteve e pajisjeve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat