Pasuritë e krimit, shteti më shumë shpenzon se fiton - Shpenzimet për ruajtjen, bordin, dietat e Agjencisë, më të larta se të ardhurat nga qiratë

Në vend që të gjeneronin të ardhura për buxhetin e shtetit, qindra pasuri të konfiskuara të krimit, krijojnë më shumë kosto administrimi, megjithëse disa prej tyre gjenden në zonat më luksoze bregdetare apo në qendër të kryeqytetit. Scan Televizion ka zbardhur bilancet e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të konfikuara. Ndërsa ndryshimet e fundit ligjore mundësojnë që këto pasuri të jepen me qira, apo në përdorim në favor të komunitetit, kostot për ruajtjen, mirëmbajtjen, apo për shpërblimin e anëtarëve të komitetit që vendos mbi to apo dietat e punonjësve, rezultojnë shumë të larta.
Në vitin 2019 janë mundur të jepen me qira vetëm 40 prej këtyre pasurive, duke futur në arkën e institucionit vetëm 3.3 milionë lekë të ardhura, afërisht 33 mijë dollarë. Edhe për viutin 2020 numrat janë shumë të ulët, janë dhënë me qira 65 prej tyre me një vlerë totale arkëtimesh prej 11.4 milionë lekësh, afërisht 110 mijë dollarë. Situata e të ardhurave është përmirësuar diccka në vitin 2021. Në raportin zyrtar të punës për vitin 2021, Agjencia raportoi se në total, rezultojnë 145 objekte të dhëna me qira, nga të cilat ka arkëtuar pak më shumë se 50 milionë lekë, afërsisht 500 mijë dollarë.
Bëhet fjalë për vlerën më të lartë të arkëtuar ndonjëherë, por që gjithësesi nuk arrin të mbulojë shpenzimet për ruajtjen, administrimin, apo mirëmbajtjen e tyre. Shpenzimet për këtë qëllim, sipas Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, kanë qenë 51.3 milionë lekë vitin e shkuar, apo rreth 501 mijë dollarë. Sipas treguesve zyrtarë të Agjencisë, afërisht 25.9 milionë lekë, apo rreth 260 mijë dollarë kanë shkuar për ruajtjen fizike të pasurive, ndërkohë që kostot shtohen më tej prej mirëmbajtjes apo kontraktimit të ekspertëve të jashtëm vlerësues. Ndërkohë që kostot shtohen ndjeshëm nga pagat e vetë punonjësve të agjencisë (14.7 milionë lekë afërisht 140 mijë dollarë), ku shtohen disa mijëra dollarë të tjerë në formën e dietave të tyre, por edhe të shpenzimeve për shperblimin e anetarëve të Komitetit Drejtues ndërinstitucional që vendos mbi fatin e këtyre pronave.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara ka bërë publike listën e plotë me pronat e paluajtëshme të cilat mund të përdoren për qiradhënie për të gjeneruar të ardhura në buxhetin e shtetit. Lista përmban 425 pasuri të paluajtshme të shpërndarë në gjithë territorin e vendit. Mes tyre bien në sy njësi shërbimi e banimi në zonat më luksoze të Tiranës apo bregdetit, por edhe objekte mjaft fitimrpures, sicc janë 9 hotele, mes të cilëve edhe Vollga në Durrës. Lista dominohet nga apartamentet, pjesa më e madhe e të cilave në Vlorë, Tiranë e Durrës, ndërkohë që nuk mungojnë as arat e kullotat.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Lejet për çatitë, gardhet e veshjet, brenda 1 jave - Gjergj Begaj: Zvarriteshin për muaj e vite, ndryshimet ligjore shkurtojnë procedurat
Disa ndryshime ligjore të ndërmarra së fundmi nga Qeveria lehtësojnë ndjeshëm lejet e ndërtimit për punime të vogla, për të cilat qytetarët zvarriteshin për......

Energji diellore dhe taksi fluturuese - Dubai ëndërron të krijojë ndërtesën më të lartë në botë!
Në Dubai, firma eksperimentale e arkitekturës ZNera Space ka propozuar një dizajn konceptual që paraqet një strukturë masive rrethore pesëkatëshe të......

“Frika” për energjinë e inflacionin shtrenjtojnë drutë - Vëzhgimi i SCAN: Si ka ndryshuar çmimi në Korçë, Dibër, Kukës e Tiranë?!
Rritja e çmimeve dhe paralajmërimet për një situatë jo të mirë me energjinë elektrike në muajt në vijim, është reflektuar edhe në çmimin e druve të zjarrit, që......

Tender “anti-përmbytje” për Tiranën - Studim e rikonstruksion digave të 38 rezervuareve
Në territorin e Bashkisë së Tiranës ndodhen 38 rezervuare, me diga që variojnë me lartësi nga 16 deri në 30 metra. Këto vepra ujore janë ndërtuar nga vitete......

Çmimet rritën fitimet e bizneseve - 258 milionë euro nga tatimi mbi fitimin, shifra më e lartë në 5 vitet e fundit
Ndërsa arka e shtetit ka arritur të kapërcejë të ardhurat e mbledhura një vit më parë me 441 milionë euro, tatim fitimi mbi bizneset është zëri me rritjen më......

Çfarë ndodh me monedhat me imazhin e Mbretëreshës Elizabeta pas vdekjes së saj?!
Si një kujtesë e lavdisë dhe shtrirjes koloniale të perandorisë britanike, portreti i Mbretëreshës Elizabeta II ka dekoruar disa monedha anembanë botës për......

Monedhat po e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari tërhiqet lehtë nga niveli më i lartë në 2 dekada, priten bankat qëndrore
Dollari amerikan është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në disa vite, dhe më tepër është cilësuar si një sesion korrektimi. Gjatë kësaj jave, dollari është......

Tregjet globale e mbyllin javën në rënie - Banka Botërore paralajmëron për recesion gjatë vitit 2023
Tregjet europiane të aksioneve e kanë nisur në rënie sesionin e fundit të kësaj jave, për shkak të paralajmërimeve për recesion, rritjes së interesave nga......