Pas rënies së qeverisë Moldavia emëron kryeministrin e ri pro-BE!

Presidentja moldave Maia Sandu ka emëruar këshilltarin e mbrojtjes Dorin Recean për t'u bërë kryeministër i vendit pas dorëheqjes së qeverisë së mëparshme nën Natalia Gavrilita.
Dorin Recean ka shërbyer më parë si ministër i brendshëm midis 2012 dhe 2015. Ai do të ketë 15 ditë për të formuar një qeveri të re për t'ia paraqitur Parlamentit për një votëbesim. Partia e Veprimit dhe Solidaritetit e Maia Sandu, ose PAS, ka një shumicë të rehatshme në parlament.
Recean është një mbështetës i vendosur i BE-së dhe tha se ka në plan të vazhdojë të ndjekë anëtarësimin e Moldavisë në bllokun 27-vendesh.
Qeveria e Moldavisë u rrëzua të premten pasi kryeministrja pro-perëndimore Natalia Gavrilita dha dorëheqjen pas 18 muajsh në pushtet, një periudhë e shënuar nga trazirat ekonomike dhe tensionet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Gavrilita tha në një konferencë shtypi se "ka ardhur koha që unë të njoftoj dorëheqjen time" dhe tha se askush nuk priste që qeveria e saj, e zgjedhur në verën e vitit 2021, "do të duhej të menaxhonte kaq shumë kriza të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë".
Një varg i gjatë problemesh shënuan kryeministrin e Gavrilitës. Vendi me 2.5 milionë banorë ka vuajtur nga rritja e inflacionit dhe u tensionua vitin e kaluar nga një fluks refugjatësh ukrainas.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

BE forcon mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe përshpejton dëbimet!
Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për rritjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE. Gjithashtu, shtetet duan të dëbojnë......

Është në listën e zezë tregtare në SHBA - Prodhuesi më i madh i çipave në Kinë SMIC, të ardhura rekord për vitin 2022
Prodhuesi më i madh i çipave në Kinë Semiconductor Manufacturing International Corp shënoi të ardhura rekord në vitin 2022, pavarësisht sanksioneve të......

Kush janë 6 minierat më të mëdha të arit në botë?
Nxjerrja e arit është një biznes global, me qindra kompani minerare që gërmojnë për metalin e çmuar në dhjetëra vende. Por ku janë saktësisht minierat më të......

Sa e mundur është mbajtja e një pune për familjet e reja? - 88% e të punësuarve e konsiderojnë të vështirë rritjen e një fëmije. Shkak humbja e punës ose avancimi në karrierë
43% e femrave dhe 30% e meshkujve të punësuar në vendin tonë mendojnë se prindërimi do të vështirësonte gjetjen ose mbajtjen e një pune. Për familjet e reja......

SHBA: Kinezët nuk mund të blejnë prona këtu! - Pekini: Vendimi shkel rëndë dhe qartë rregullat e tregut
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkelin parimet e ekonomisë së tregut dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare duke marrë në konsideratë një ndalim për......

Efekti anësor i rritjes së pagave, çmimet e larta në 2023 - Analiza e BSH: Presionet inflacioniste nga jashtë ranë, por janë rritur faktorët e brendshëm
Rritja e pagave dhe e punësimit në vend ka një efekt anësor të padëshirueshëm: ato po kontribuojnë fort në rritjen e çmimeve. Sipas një analize të Bankës së......

Bien normat e interesit të kredive - Edhe për individët, edhe për biznesin, në lekë dhe në euro
Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë për një rënie të normave mesatare të interesit për kredi të reja për të gjitha afatet e maturimit, duke......

Çfarë ndikimi ka rritja e pagave tek investitorët e huaj? - Kompanitë mund ta konsiderojnë Shqipërinë si vend me krahun e shtrenjtë të punës
Ndonëse biznesi nuk përfiton nga rritja e shpeshtë e nivelit të pagës minimale në një afat kohor të shkurtër, një tjetër rrezik që mund të egizstojë është dhe......