BE forcon mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe përshpejton dëbimet!

Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për rritjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE. Gjithashtu, shtetet duan të dëbojnë më shumë njerëz. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha në Bruksel: "Ne do të forcojmë kufijtë tanë të jashtëm dhe kështu do të parandalojmë migrimin e parregullt".
Vendimi i Këshillit Evropian parashikon dy projekte pilot në kufijtë e jashtëm të BE. Në të parin, BE do të zhvillojë infrastrukturën e mbikëqyrjes. Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të ndërtohen kulla vrojtimi dhe do të instalohen kamera dhe sisteme të tjera elektronike vëzhgimi. Financimi do të vijë nga buxheti i BE dhe buxhetet kombëtare. Një projekt i dytë pilot fokusohet në përshtatjen e procedurave të azilit në kufijtë e jashtëm të BE.
Në samitin e BE pati mosmarrëveshje për financimin e objekteve dhe gardheve të sigurisë kufitare. Komisioni Evropian dhe Gjermania i refuzuan gardhet kufitare. Vendet e tjera anëtare, si Austria dhe Greqia, megjithatë i kërkuan ato.
Pas samitit, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje se fjala "gardhe" nuk figuronte në vendim, ndërsa deklaroi se tashmë "duhej miratimi i masave të sigurisë në disa kufij". Kancelari austriak Karl Nehammer shprehu kënaqësinë e tij. BE-ja e ka bërë të qartë se jo vetëm Bullgaria dhe Rumania, por edhe të gjitha vendet me kufij të jashtëm, do të kenë vëmendje të veçantë nga Komisioni Evropian kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve. Kjo deklaratë nuk ishte bërë kurrë më parë me një qartësi të tillë në një Këshill, shpjegoi Nehammer.
BE gjithashtu do të rrisë numrin e dëbimeve. Për ta bërë këtë, vendet anëtare duan të njohin reciprokisht kërkesat e refuzuara për azil. Kështu, aplikimet nuk do të rishqyrtohen më kur azilkërkuesit lëvizin brenda BE, shpjegoi von der Leyen. Për më tepër, duhet shtuar presioni ndaj vendeve të origjinës për të rikthyer shtetasit e tyre.
Planet e BE po sjellin kritika në Gjermani. Zëdhënësja e partisë E Majta në Bundestag për politikën e azilit, Bünger, tha se ajo që u vendos në samitin e BE për arratinë dhe emigracionin përbën një deklaratë falimentimi humanitar. Izolimi i detyruar, procedurat e shpejta dhe dëbimet janë e kundërta e një politike azili të bazuar në të drejtat e njeriut.
Politikani i të Gjelbërve, Marcel Emmerich kujtoi në radion kombëtare gjermane Deutschlandfunk se ngritja e gardheve nuk korrespondon me BE. Nënkryetari i grupit parlamentar të partive unioniste, Andrea Lindholz, tha se ishte e zhgënjyer me rezultatet. Duke pasur parasysh situatën në Gjermani, kancelari Scholz duhet të kishte këmbëngulur shumë më tepër për rezultate konkrete si një shpërndarje më e barabartë e refugjatëve ukrainas në BE, tha ajo për agjencinë gjermane të shtypit dpa. DW
SCAN
Sondazh

Është në listën e zezë tregtare në SHBA - Prodhuesi më i madh i çipave në Kinë SMIC, të ardhura rekord për vitin 2022
Prodhuesi më i madh i çipave në Kinë Semiconductor Manufacturing International Corp shënoi të ardhura rekord në vitin 2022, pavarësisht sanksioneve të......

Kush janë 6 minierat më të mëdha të arit në botë?
Nxjerrja e arit është një biznes global, me qindra kompani minerare që gërmojnë për metalin e çmuar në dhjetëra vende. Por ku janë saktësisht minierat më të......

Sa e mundur është mbajtja e një pune për familjet e reja? - 88% e të punësuarve e konsiderojnë të vështirë rritjen e një fëmije. Shkak humbja e punës ose avancimi në karrierë
43% e femrave dhe 30% e meshkujve të punësuar në vendin tonë mendojnë se prindërimi do të vështirësonte gjetjen ose mbajtjen e një pune. Për familjet e reja......

SHBA: Kinezët nuk mund të blejnë prona këtu! - Pekini: Vendimi shkel rëndë dhe qartë rregullat e tregut
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkelin parimet e ekonomisë së tregut dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare duke marrë në konsideratë një ndalim për......

Efekti anësor i rritjes së pagave, çmimet e larta në 2023 - Analiza e BSH: Presionet inflacioniste nga jashtë ranë, por janë rritur faktorët e brendshëm
Rritja e pagave dhe e punësimit në vend ka një efekt anësor të padëshirueshëm: ato po kontribuojnë fort në rritjen e çmimeve. Sipas një analize të Bankës së......

Bien normat e interesit të kredive - Edhe për individët, edhe për biznesin, në lekë dhe në euro
Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë për një rënie të normave mesatare të interesit për kredi të reja për të gjitha afatet e maturimit, duke......

Çfarë ndikimi ka rritja e pagave tek investitorët e huaj? - Kompanitë mund ta konsiderojnë Shqipërinë si vend me krahun e shtrenjtë të punës
Ndonëse biznesi nuk përfiton nga rritja e shpeshtë e nivelit të pagës minimale në një afat kohor të shkurtër, një tjetër rrezik që mund të egizstojë është dhe......

Investitorët, apel bankave europiane - “Mos financoni më naftën dhe gazin”
Bankat europiane aktualisht po rrezikojnë rrugën drejt reduktimit të emetimeve të karbonit dhe rritjen e energjisë së rinovueshme nëse nuk ndalojnë financimin......