Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2022, 13:08

Parku Fotovoltaik në Karavasta, më i madhi në Ballkan - Rama: E Transformojmë Shqipërinë në vend të pavarur sa i përket energjisë

Nga SCAN TV
Parku Fotovoltaik në Karavasta, më i madhi në Ballkan - Rama: E

Kryeministri Edi Rama mori pjesë të premten në ceremoninë e nisjes së punimeve Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, Parkun më të madh diellor në Ballkanin Perëndimor, me kapacitet prej 140 megavat, i shtrirë në një sipërfaqe prej 198 hektarë, që do të realizohet nga kompania franceze Voltalia, lider botëror në sektorin elektroenergjitik.

Ai tha se Në funksion të objektivit kryesor që është rritja e sigurisë energjitike ky projekt është mundësia më e mirë e Shqipërisë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, ndërkohë që ai do të jetë i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Ballkanit perëndimor.

Rama përsëriti vizionin e Qeverisë, për ta transformuar Shqipërinë në një vend tërësisht të pavarur nga pikëpamja energjetike dhe në një eksportues neto të energjisë.

Kryeministri bëri publik edhe lajmin për një marrëveshje me ENAGAS-in e Spanjës, lidhur me sasitë e gazit dhe të naftës të zbuluar në zonën e Shpiragut.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=bR67Uqd604E

 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video